Kohëve të fundit është ri aktualizuar debati mbi tërheqjen e kursimeve të Trustit nga ana e qytetarëve.
Së fundmi, në favor të tërheqjes së 30% të kursimeve pensionale nga Trusti janë deklaruar Partia Demorkatike e Kosovës, teksa Vetëvendosje, si partia në pushtet, ka qenë kundër një nisme të tillë.
Por, një deputet i Vetëvendosjes ka gjetur një mënyrë tjetër për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve që po përballen me krizën ekonomike dhe me rritjen e çmimeve të produkteve bazë.
Deptuteti i VV-së, Driton Hyseni, në një pyetje të protukolluar që i drejtohet Ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka ngritur çështjen e tërheqjes së fitimit të vitit të kaluar të Trustit.
Në dokumentin e siguruara nga Nacionale, deputeti Hyseni ka protokulluar pyetjen më 1 mars të këtij viti, shumë më parë se sa të fillonte debati mbi tërheqjen e sërishme të kursimeve.
Në letrën e tij, deputeti Hyseni thotë se tërheqja e fitimeve të vitit 2021 do të ruante kontributet e qytetarëve.
“Duke ruajtur vlerat e investuara, pra kontributet nga qytetarët në Trustin e kursimeve pensionale, do doja të kërkoj që brenda mundësive qytetarëve t’u lejohet tërheqja e fitimit që Trusti Pensional ka gjeneruar për vitin 2021”, thuhet në kërkesën e deputetit.