Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina i cili një kohë ishte një ndër personat më të zëshëm që ishin kundër Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi tani ‘i ka hëngër fjalët’ e tij dhe nuk mendon si kohë më parë që Agim Ademi duhet të ndiqet nga organet e rendit për të bëmat e tij në FFK.
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ditën e djeshme me 42 vota pro dhe një abstenim rizgjodhi, Agim Ademin Kryetar të FFK’së edhe për një mandat katërvjeçar.
Kësaj duket se ju është gëzuar mjaft shumë edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili shihet në një tavolinë së bashku me Ademin duke pirë e duke ngrënë ndërsa dikur i thoshte ‘Kryetari në ikje’.

Ai në një intervistë për Klan Kosovën para dy vitesh pas ndeshjes që Llapi kishte luajtur me Trepçën 89′, e cila u përfol shumë se ka mundësi që të ishin marrë vesh klubet për rezultatin përfundimtar, thoshte se: ”Agim Ademi së bashku me klanin e vet, nuk mund ta prish imazhin e Llapit, për arsye se Batatina është opozitë e fuqishme e Agim Ademit për keqpërdorimet që i ka bërë dhe është duke i bërë.”
Më tutje Batatina kishte vazhduar me fjalët se asnjëherë nuk do t’i nënshtrohet Agim Ademit, Batatina ka mposhtur Serbinë e mposht edhe Agim Ademin, gazetarit i thoshte ‘Merre Agim Ademin, ço te shpija’, e shumë akuza të tjera.
E pas dy vitesh historia ndryshon, ai dje si delegat i FFK’së nuk ju bashkua grupit ‘opozitar’ të FFK’së që vendosën të mos paraqiteshin në Kuvendin i cili është duke u quajtur i jashtëligjshëm, por ngriti dorën për të ja dhënë edhe një mandat Agim Ademit.
Nuk mjaftoj vetëm vota për Kryetar, por në faqen zyrtare të klubit të Llapit në Facebook ju urua mandati i ri katër vjeçar i Agim Ademit, ku në fund thuhej se ata maksimalisht përkrahin idetë e tij për zhvillimin e futbollit dhe ngritjen e cilësisë në futboll.
Kujtojmë se Tahir Batatinën për ndryshim të mendimit e kishin kundërshtuar edhe shumë kolegë të tij të cilët nëpër debate televizive i kujtonin se ai kishte qenë një ndër të parët që kishte filluar kundërshtimin për Agim Ademin. /gazetametro.net













