Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E kritikoi publikisht Kurtin, Osmanit i shkon kërkesa për shkarkimin e Vehbi Miftarit – shef i misionit të posaçëm në Vatikan

27/11/2025 - 21:53
në Lajme
A A
E kritikoi publikisht Kurtin, Osmanit i shkon kërkesa për shkarkimin e Vehbi Miftarit – shef i misionit të posaçëm në Vatikan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka nisur një procedurë që prek drejtpërdrejt një prej emërimeve diplomatike të Presidentes Vjosa Osmani.

Qeveria e Kosovës i ka dërguar Presidentes Vjosa Osmani një kërkesë zyrtare për lirimin nga detyra të Vehbi Miftarit, Shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Vatikan. Kjo vjen pasi Vehbi Miftari pak ditë më parë e kishte kritikuar publikisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurti i cili kishte marrë pjesë në një koncert të Filharmonisë së Kosovës në Vatikan. Miftari kishte shkruar se ishte anashkaluar tërësisht.

Kërkesa për lirimin nga detyra të Miftarit është nënshkruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i cili pretendon se Miftari ka kryer “veprime të paautorizuara”, “sjellje të papranueshme” dhe “shkelje të etikës profesionale”, të cilat sipas MPJD-së dëmtojnë integritetin e shërbimit të jashtëm të shtetit.

Në tri dokumente të siguruara nga Demokracia.com, MPJD njofton Presidencën se veprimet e Miftarit përbëjnë shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të diplomacisë kosovare.

“Fillimisht, më lejoni t’ju shpreh konsideratat e mia më të larta dhe t’ju falënderoj për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve tona.

Nëpërmjet kësaj shkrese, ju lutem të pranoni arsyetimin lidhur me kërkesën për lirimin nga detyra të Shefit të Misionit të Posaçëm në Vatikan, z. Vehbi Miftari. Lirimi nga detyra propozohet për shkak të sjelljeve dhe veprimeve të paautorizuara të Shefit në fjalë, sjellje dhe veprime që përbëjnë shkelje të etikës profesionale dhe dëmtojnë integritetin e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, të ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-207, si dhe me Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm, Nr. 02/2009, e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren Nr. 04/2014. Mbete mi në dispozicion për të ofruar çdo informacion shtesë mbi arsyetimin e kësaj kërkese, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Me respekt,
Kreshnik Ahmeti
Zëvendësministër në Detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njëren prej letrave.

Vehbi Miftari ka qenë këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani për tri vite, si në Presidencë, ashtu edhe më herët në kohën kur ajo drejtonte Kuvendin e Kosovës.

Ai dha dorëheqje nga pozita e këshilltarit në janar 2024, ndërsa pak javë më pas u emërua Shef i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, një detyrë e ndjeshme diplomatike që kërkon pëlqimin e shtetit pritës dhe vendimmarrje të përbashkët mes Presidentes dhe Kryeministrit.

Por tash, vetëm disa muaj pas emërimit, MPJD i kërkon Presidentes Osmani që ta shkarkojë ish-këshilltarin e saj, duke i vënë në lëvizje mekanizmat formalë të diplomacisë.

Ky nuk është rasti i parë kur MPJD dhe Presidenca përplasen për diplomatët.

Pak javë pas hapjes së Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari u emërua ambasador (Shef i Misionit). Lajmin e kishte dhënë vetë përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar se nga 1 shkurti fillonte punën në Selinë e Shenjtë.

Më 12 janar 2024, Presidentja Osmani njoftoi krijimin zyrtar të Misionit të Posaçëm në Vatikan, një mision me rëndësi të lartë politike dhe diplomatike për Kosovën, sidomos në kontekstin e marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë.

Në vitin 2023, gjatë një vizite me audiencë private te Papa Françesku, Presidentja kishte theksuar se njohja nga Vatikani do të kishte ndikim të rëndësishëm për shtetësinë e Kosovës dhe për integrimin euro-atlantik.

JU REKOMANDOJMË

Janina Ymeri zbulon dokumentet: Edhe me 28 Nëntor Kosova blenë rrymë nga Vuk Hamoviq
Kryesore

Janina Ymeri zbulon dokumentet: Edhe me 28 Nëntor Kosova blenë rrymë nga Vuk Hamoviq

27/11/2025 - 21:31
Qeveria ndan 520 mijë euro për renovimin e IML-së
Kryesore

Të gjitha vendimet që ka miratuar sot Qeveria në detyrë

27/11/2025 - 21:17
Pushteti nuk tregon se ku janë institucionet tjera paralele të Serbisë në Kosovë që kanë mbetur pa u mbyllur
Lajme

Ministri kapadai i Kurtit vendosi dorën në armë -Për çka po hetohet Elbert Krasniqi?

27/11/2025 - 20:54
Haradinaj: Në mandatin e parë të Trumpit, Kosova e formoi Ushtrinë
Kryesore

Haradinaj: Në mandatin e parë të Trumpit, Kosova e formoi Ushtrinë

27/11/2025 - 20:38
Publikohet përgjigja e Kurtit për RTK-në
Kryesore

Zyra e BE’së reagon pasi Kurti i gjeti paratë për pagat e RTK’së

27/11/2025 - 20:25
Abdixhiku thotë se LDK e zhbllokoi Kuvendin: Parti përgjegjëse drejt institucioneve
Lajme

VV’ja i mori meritat, LDK: E krijuan krizën, e bllokuan tri herë, tani po shpallen shpëtimtarë – paturpësi e pastër politike

27/11/2025 - 20:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

    Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Latifi i reagon aktorit Dardan Gashi: I padijshëm, më ka përfshirë në situatë që s’kam lidhje- shkel mbi vlerat e babait të tij

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zyra e BE’së reagon pasi Kurti i gjeti paratë për pagat e RTK’së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shpërthen granata e dorës, humb jetën një person 56-vjeçar në Zubin Potok – policia jep detaje

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë