Anësori i Manchester United, Anthony Elanga thotë se ai e kupton kritikën e Cristiano Ronaldos për lojtarët e rinj në Manchester
Ronaldo ka kritikuar gjeneratën në ardhje për mungesë interesi për të luajtur krah tij, duke sugjeruar kështu që ai do të duhej të ishte një shembull për të që ta përcjellin dhe të mësojnë nga ai. “Atyre nuk ju intereson që të luajmë me mua, disave po, por shumicës jo”, tha ai.
Elanga (20) nuk është lënduar nga komentet e shokut të tij të skuadrës.
“Cristiano ka folur për lojtarët e rinj në përgjithësi. Ne jemi një gjeneratë e re. Unë jam gjithmonë i fokusuar që të jap 100 për qind në atë çfarë bëjë, por mund ta kuptojë çfarë thotë ai. Ka shumë telefona dhe shumë teknologji që na rrethon. Është shumë lehtë që lojtarët e rinj të shpërqendrohen dhe ta humbin fokusin, unë gjithmonë fokusohem 100 për qind në punën time dhe në atë çfarë unë bëjë. Lojtarët e rinj të United janë duke dëgjuar, por unë mund ta kuptojë atë çfarë ai thotë”, tha Elanga për gazetarët.











