Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E la postin e Ambasadorit në Zvicër: Lajçak do të ndjekë karrierë të re pasi t’i përfundojë mandati si emisar

09/09/2024 - 17:39
në Kryesore, Lajme
A A
Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Diplomati sllovak Miroslav Lajçak nuk do ta marrë postin e ambasadorit të Bashkimit Europian në Zvicër pasi u nominua për këtë detyrë nga përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell në prill të këtij viti. Lajçak e pati në plan të niste punën në Bernë në fillim të këtij muaji, por më pas iu zgjat mandati si emisar në dialogun Kosovë-Serbi deri në janar të 2025-ës. Përfundimisht, njoftoi BE, Lajçak nuk do të jetë ambasador në Zvicër për shkak të “zhvillimeve të paparashikuara”. Por, ky vendim nuk ka të bëjë me procesin e dialogut.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express ka treguar arsyen se pse Lajçak u tërhoq nga posti i ambasadorit në Zvicër. Në lajmërimin e së premtes nga BE për këtë zhvillim u tha se arsye e anulimit ishin “zhvillimet e paparashikuara”.

Por, BE thotë se vendimi është i Lajçak i cili ka zgjedhur të ndjekë një karrierë të re.

“Z. Miroslav Lajçak ka vendosur të tërheqë [vendimin] e pranimit të postit të tij si ambasador i BE-së në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit në mënyrë që të ndjekë një rrugë tjetër në karrierën e tij, pasi mandati i tij si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë i skadon në janar të vitit të ardhshëm. Ky vendim nuk ka lidhje me dialogun”, tha Stano për Express.

Më 6 shtator, BE në faqen e saj zyrtare njoftoi për anulimin e vendimit për Lajçakun dhe njoftoi se ambasadorit aktual në Bernë iu zgjat mandati.

“Për shkak të zhvillimeve të paparashikuara, ambasadori i caktuar i BE-së për Zvicrën dhe Principatën e Lihtenshtajnit, z. Miroslav Lajčák, përfundimisht nuk do të marrë postin në Bernë. Prandaj, mandati i ambasadorit aktual të BE-së, Petros Mavromichalis, në detyrë që nga shtatori 2020, është zgjatur deri më 31 gusht 2025”.

Bashkimi Europian më 26 korrik kishte njoftuar për zgjatjen e mandatit të Lajçakut deri më 31 janar 2025. Por, tash nuk dihet nëse do të ketë zëvendësues të Lajçakut vitin e ardhshëm siç ishte në planet e BE-së që me ardhjen e kryediplomatit të ri të ketë edhe një udhëheqës të ri në dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak në mandatin e zgjatur do të ketë në krye shefen e re të diplomacisë së Unionit, Kaja Kallas, qasja e së cilës ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet të shihet se si do të jetë.

Lajçak, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, u emërua për herë të parë në krye të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor më 2 prill 2020.

Si ndërmjetës si është akuzuar nga pala kosovare shpesh si i njëanshëm në favor të Serbisë, ndonëse pala kosovare asnjëherë s’e ka ndërprerë bashkëpunimin me të.

Të premten Lajçak u kritikua nga pala serbe. Petkoviq e akuzoi atë për deklaratën në Prishtinë duke thënë se e hoqi nga agjenda e Brukselit hapjen e Urës së Ibrit./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria hap nesër katër kapituj të tjerë të negociatave me BE
Lajme

Shqipëria hap nesër katër kapituj të tjerë të negociatave me BE

15/09/2025 - 16:13
Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese
Kryesore

Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese

15/09/2025 - 16:01
Kunati i Albulena Haxhiut: Atë që e ka bërë Hashimi e Kadria gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandrit të Madh
Lajme

Kunati i Albulena Haxhiut: Atë që e ka bërë Hashimi e Kadria gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandrit të Madh

15/09/2025 - 15:47
Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi
Kryesore

Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi

15/09/2025 - 15:41
Çitaku: Dëshmia e Rubin sot në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re
Lajme

Çitaku: Dëshmia e Rubin sot në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re

15/09/2025 - 15:21
Rubin për momentet kritike në Rambouillet: Thaçi gati sa nuk qau – donte lirinë e shqiptarëve, por edhe mbështetjen amerikane
Kryesore

Rubin për momentet kritike në Rambouillet: Thaçi gati sa nuk qau – donte lirinë e shqiptarëve, por edhe mbështetjen amerikane

15/09/2025 - 15:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Unë e di që ti e din që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, Thaçi i buzëqeshur kur lexohet deklarata e Biden për të

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë