Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E qet një kat pa leje – Komuna e Gjilanit e dërgon në Prokurori kompleksin e biznesmenit Kadrush Rexhepi që ishte bastisur për fajde

20/11/2024 - 16:34
në Kryesore, Lajme
A A
E qet një kat pa leje – Komuna e Gjilanit e dërgon në Prokurori kompleksin e biznesmenit Kadrush Rexhepi që ishte bastisur për fajde
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Gjilanit, e udhëhequr nga Alban Hyseni, ka dërguar në Prokurorinë Themelore një kallëzim penal ndaj kompanisë ndërtuese “Euro Abi”, pas identifikimit të shkeljeve të rënda në një projekt ndërtimi. Projekti përfshin ndërtimin e një kompleksi banesor në Gjilan, ku kompania ka tejkaluar kufijtë e lejes ndërtimore duke shtuar një kat shtesë pa autorizim. Kjo nuk është hera e parë që biznesmeni, Kadrush Rexhepi bie ndesh me ligjin.

Bëhet fjalë për projektin “Ndërtim i ndërtesës shumë banesore & afariste – Blloku A2”, i njohur si Kompleksi “Fati” në Gjilan, që ka etazhitetin “B+P+8”.

Në përgjigje tyre, nga Komuna e Gjilanit kanë bërë me dije se tashmë kanë ndërmarrë masa ndaj kompanisë ndërtuese “Euro Abi”, pronë e Rexhepit. Kjo pas identifikimit të shkeljeve të rënda në ndërtimin e një kompleksi banesor.

“Inspektorët e ndërtimit realizuan inspektime rutinore, gjatë të cilave u konstatua se punimet në terren kishin kaluar kufijtë e lejes ndërtimore të dhënë”.

Për rastin, thonë se ishin kryer tri inspektime.

“Më 1 nëntor 2024, inspektorët hartuan një procesverbal, ku theksohet se kompania kishte filluar punimet pa u respektuar afatet dhe masat e lejuara nga leja ndërtimore. Për pasojë, është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm i punimeve dhe largimi i skeletit të armaturës së shtyllave në një afat prej 3 ditësh”.

Gjithashtu, shtuan se është bërë shiritimi i zonës së tejkaluar për të parandaluar ndonjë rrezik për sigurinë.

Në një inspektim të dytë më 7 nëntor 2024, autoritetet konstatuan se kompania dhe punëkryesi nuk e kishin zbatuar urdhrin për ndalimin e punimeve.

“Gjatë riinspektimit me datë: 07.11.2024, kemi konstatuar se poseduesi i lejës ndërtimore dhe punëkryesi nuk e kanë përfillur urdhërin e inspektorëve duke vazhduar me punime ndërtimore.Po në këtë ditë palët e përfshira në ndërtim janë gjobitur me gjobë mandatore sipas Ligjit L-087, neni 56, paragrafi 2,3“

Më 12 nëntor 2024, Komuna e Gjilanit ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Gjilanit për poseduesin e lejes ndërtimore dhe punëkryesin, duke kërkuar ndjekjen e tyre për shkelje ligjore.

Po ashtu, sektori juridik ka nxjerrë një aktvendim për rrënimin e pjesës së tejkaluar të ndërtimit, i cili është dorëzuar me datë 12 nëntor 2024 tek poseduesi i lejes ndërtimore.

“Aktvendimi për rrënim e obligon poseduesin e lejës ndërtimore që të bëjë vetë rrënimin e pjesës tejkaluese. Nëse pala nuk vepron sipas Aktvendimit për rrënim, rrënimin do t’a bëjë Drejtoria e Inspeksionit, ndërsa shpenzimet do të bien në barrën e poseduesit të lejes ndërtimore. Për këtë vendim të inspektorëve të ndërtimit, është njoftuar udhëheqësi i inspektimeve, si dhe menaxhmenti tjetër i drejtorisë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Gazetën Insajderi.

Insajderi ka tentuar që të marrë një përgjigje edhe nga vet biznesmeni Rexhepi, për të parë se si do të veprojë në rastin konkret, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Rasti tjetër ku Kadrush Rexhepi u përball me ligjin

Ky nuk është rasti i parë që Kadrush Rexhepi, pronar i kompanisë “Euro Abi”, ka probleme me ligjin.

Në mars të vitit 2023, ai ishte përfshirë në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës kundër praktikave të fajdes, ku biznese të ndryshme, përfshirë “Euro Abi”, u bastisën për dyshime për aktivitete të tilla.

Kjo çështje ka përfshirë gjithashtu arrestimin e 14 personave.

Përveç kësaj, në janar të vitit të kaluar Rexhepi është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore për falsifikimin e kontratës së punës.

Së fundmi, kompania e tij është shpërblyer në një tender për ndërtimin e një projekti urban në Prishtinë, një tjetër zhvillim që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

JU REKOMANDOJMË

Isa Mustafa: Për herë të parë na futën në një thes me Serbinë, gabojmë nëse këto i kuptojmë vetëm si deklarata!
Lajme

Mustafa rreth deklaratës së Kurtit për Thaçin e Veselin: Të pakuptimta, s’bëhet politikë me njerëz që luftuan

03/07/2025 - 14:15
Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Mahmuti: Çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg
Lajme

Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Mahmuti: Çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg

03/07/2025 - 13:59
Vala e të nxehtit ‘godet’ Evropën dhe Ballkanin – lëshohen paralajmërimet në disa shtete
Lajme

Reduktim i orarit, punë nga shtëpia: Ministria e Shëndetësisë me rekomandime shkaku i të nxehtit

03/07/2025 - 13:39
LDK i referohet rregullores, tregon kur duhet të mbahet seanca konstituive- pushtetarëve iu kërkon dorëheqje
Lajme

Qëndrimi i opozitës në kuvend pas ndërprerjes së seancës, Abdixhiku: Ata le të ikin, ne le të flasim!

03/07/2025 - 13:24
Maqedonci: Belgjika mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, trupat belgë kontribuojnë në KFOR
Lajme

Maqedonci: Belgjika mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, trupat belgë kontribuojnë në KFOR

03/07/2025 - 13:07
Krasniqi kritikon Kurtin që s’shkoi në samitin në Tiranë: Me këtë qasje Kosova nuk përfiton investime të reja e as s’hiqen masat
Kryesore

Krasniqi, Kurtit: Ai tmerrohet nga kthimi i çlirimtarëve nga Haga

03/07/2025 - 12:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Po na marrin në qafë fëmijët”, qytetarja bleu qumësht të prishur të Alpskos

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Feros i ngrihen tri aktakuza

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë