Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në minierën e Trepçës, ku një punëtor është lënduar rëndë në kokë.
Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda minierës së punëtori ka qenë duke punuar brenda në minierë ku ka marrë lëndim të rëndë në kokë.
Sipas këtyre burimeve i njëjti është dërguar në QKUK dhe iu ka nënshtruar operimit.
Aktualisht po trajtohet atje dhe është në koma./veriu.info/