Avokatja e Enis Shkodrës, djalit të Mefail Shkodrës që u ndalua për 48 orë në Polici dhe më pas u lirua, në një deklaratë për Nacionalen, ka rrëfyer se si ishte ndodhur klienti i tij te vendi i ngjarjes.
“Shprehi ngushëllimet për familjarët e viktimave, për rastin tragjik të së dielës. Fillimisht të sqaroj për opinionin publik, që kam qenë mbrojtëse e njërit prej anëtarëve të familjes së ngushtë.
I njëjti ka alibi se në kohën kur ka ndodhur rasti, i njëjti ka qenë duke bërë video-xhirime në një aheng familjar në një nga restorantet e komunës së Gjilanit.
Ai është njoftuar nga nëna e tij për rastin që ka ndodhur dhe me të arritur në vendin e ngjarjes i njëjti i dëgjon njerëzit që flasin për rastin dhe për një moment, zyrtarët policorë e pyesin se kush është, i njëjti tregon se kush është dhe e marrin, e fusin në veturë zyrtare.
Me vendim të prokurorit, i njëjti intervistohet nën dyshimet për involvim në veprën penale, por më pas dëshmohet se i njëjti nuk ka qenë i involvuar në veprën penale”, thotë ajo.