Benevento ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi i Serie B ka firmosur me Fabio Cannavaron, teksa njoftimi ka ardhur përmes kanaleve zyrtareve.
49 vjeçari italian ka drejtuar më parë skuadra si Al-Nassr apo edhe Evergrande. Fituesi i Topit të Artë në vitin 2006 do të gjejë Beneventon në vendin e 13-të, ndërsa debutimi në pankinën e njohur do të vijë me 2 dhjetor, në sfidën shtëpiake ndaj Ascolit. Vlen të theksojmë se te ekipi i Serie B aktivizohet edhe Federic Veseli, futbollist i Kombëtares.