Zyra e Rregullatorit të Energjisë – pas vendimit të tretë për shtrenjtimit të rrymës – është bërë objekt i hollë shqyrtimi nga opinionisti Shenoll Muharremi, i cili ia nxori pasqyrën e shpenzimeve të qirasë për pesë vite.
Ndonëse institucion publik – dhe logjikshëm supozohet të ishte në një ndërtesë publike – ZRrE del të ketë shpenzuar 583 mijë euro vetëm për qira brenda pesë viteve.
Postimi i Muharremit:
Shpenzimet për zyre me qira të ZRRE janë rritë 206.80% prej 2020.
Nga 49,140.00 EUR në 150,763.20 EUR vitin e fundit.
E personeli, për ironi, është zvogëlu nga 31 ne 22.
Ndoshta çmimi i rrymës s’është rritë aq shumë…
Se qiraja e zyrave të ZRRE-së është rritë edhe ma shumë.
583,385.64 EUR shpenzime për qira për disa vite.
Ndoshta vlera shpenzimeve për qira është edhe ma e lartë se kaq për vitin 2025? 🤷🏻♂️