Pas një debati të ashpër me Benitën dhe Labinotin, Fjolla Morina ka kërkuar të largohet nga shtëpia.
“Eca boll ma”, duke lënë të kuptohet se dëshironte të ndërpriste rrugëtimin e saj.
Megjithatë, pasi hyri në dhomën e rrëfimit, moderatori Alaudin Hamiti ka zhvilluar një bisedë me të, duke e bindur që të vazhdojë garën.
Në dhomën e rrëfimeve, Fjolla tha se është person i ndjeshëm dhe se këto ditë ishte e rënduar nga loja.
“Jo presionin, po mënyrën se si janë t’u e bë lojën mes vete. Unë jam tip emocion, kam emocione jam mie shpirt të madh edhe të ndishëm”, tha ajo mes lotësh.













