Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë aplikim në KQZ

24/11/2024 - 16:17
në Kryesore, Lajme
A A
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë aplikim në KQZ
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Derisa prej kohësh partitë politike kanë nisur parafushatën e në shumicën prej komunave po zbulojnë edhe emrat që do të jenë në listat zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, të parat që po mbahen në afat të rregullt zgjedhor, atyre u kanë mbetur edhe 17 ditë kohë që t’i dorëzojnë pranë KQZ-së kërkesat e tyre për t`u certifikuar në këto zgjedhje.

11 dhjetori është afati i fundit që e ka përcaktuar institucioni që organizon zgjedhjet edhe për listat me emrat e kandidatëve për deputetë nga partitë politike, koalicionet, nismat qytetare e kandidatët e pavarur.

Deri tash asnjë subjekt politik nuk i është drejtuar KQZ-së për certifikim, periudhë që u hap qysh më 1 shtator. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri më 11 dhjetor të këtij viti, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar më 1 shtator, por mund t’iu konfirmoj se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike”, theksoi ai.

Derisa, mijëra kandidatë në parti të ndryshme politike synojnë t’i hyjnë garës për të zënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ata do të mund të certifikohen vetëm pasi të verifikohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Kjo kërkesë do t’i shkojë këtij organi gjyqësor nga KQZ-ja, duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhje.

“Në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”. Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, tha Elezi për RTK.

JU REKOMANDOJMË

Gazetari shqiptar thotë se Gjesti paguhet me pesë shifra nëpër koncerte
Lajme

Gazetari shqiptar thotë se Gjesti paguhet me pesë shifra nëpër koncerte

05/07/2025 - 10:17
“Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon”, thotë drejtori i Policisë së Shqipërisë
Lajme

“Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon”, thotë drejtori i Policisë së Shqipërisë

05/07/2025 - 10:03
Arrestimi i kandidatit për kryetar të Drenasit Naim Bazaj, iu gjetën 7 armë e 290 fishekë – çfarë thotë policia
Lajme

Arrestimi i kandidatit për kryetar të Drenasit Naim Bazaj, iu gjetën 7 armë e 290 fishekë – çfarë thotë policia

05/07/2025 - 09:51
Bislimi: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë ta ruajmë dhe forcojmë partneritetin jetik me SHBA-të!
Lajme

Bislimi: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë ta ruajmë dhe forcojmë partneritetin jetik me SHBA-të!

05/07/2025 - 09:46
Nimani: Nisma dhe LVV nuk kanë arritur deri tani marrëveshje shkrim
Lajme

Nimani: Nisma dhe LVV nuk kanë arritur deri tani marrëveshje shkrim

05/07/2025 - 09:20
Arifi: Komunikimi mes Qeverisë dhe SHBA-ve, në nivel të ulët!
Lajme

Arifi: Komunikimi mes Qeverisë dhe SHBA-ve, në nivel të ulët!

05/07/2025 - 09:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Flet avokati i Thaçit, pasi Kurti aludoi se ish-presidenti jep instruksione politike nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë