Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

28/04/2025 - 16:35
në Kryesore, Lajme
A A
Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe dy ditë skadon afati për të marrë dokumente të Kosovës mbi bazën e atyre që lëshohen nga organet serbe për qytetet në Kosovë – sikurse certifikata e lindjes, martesës apo vdekjes.

Një pjesë e qytetarëve, kryesisht nga komuniteti serb, nuk kanë mundur të marrin dokumente të Kosovës pasi kishin vetëm dokumente të lëshuara nga institucionet serbe, të cilat autoritetet e Kosovës nuk i njohin.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) në nëntor të vitit të kaluar mori një vendim që lejon regjistrimin në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Kosovës mbi bazën e dokumenteve serbe.

Bazuar në ekstraktin nga libri amë i lindjeve, ndër të tjera, aplikuesit mund të fitojnë shtetësinë e Kosovës, gjë që më pas u mundëson nxjerrjen e letërnjoftimit, realizimin e të drejtave të ndryshme administrative dhe të tjera.

Sipas MPB-së, nga 1 shkurti deri më 25 prill, janë kryer gjithsej 4.330 regjistrime në sistemin kosovar mbi bazën e dokumenteve serbe.

Nuk ka të dhëna zyrtare të sakta për numrin e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe që posedojnë dokumente kosovare, pasi ky komunitet, sidomos në katër komunat në veri, ka bojkotuar regjistrimin e popullsisë më 2024.

Sipas vlerësimeve të sektorit civil serb dhe autoriteteve lokale në komunat me shumicë serbe, në Kosovë jetojnë rreth 100.000 serbë. Një raport i organizatës joqeveritare Aktiv nga viti 2023, me titull “Analiza e trendëve, qëndrimet e komunitetit serb”, tregoi se mbi 90 për qind e 536 të anketuarve posedojnë dokumente të Kosovës.

“Pavarësisht pretendimeve se në veri të Kosovës ka rezistencë më të madhe ndaj nxjerrjes së dokumenteve kosovare, është e qartë se shumica dërrmuese kanë marrë letërnjoftimet e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në raport.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës të hënën u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën për regjistrim gjatë dy ditëve të mbetura, pasi pas datës 30 prill një gjë e tillë më nuk do të jetë e mundur.

Çfarë ndodh pas skadimit të afatit për regjistrim?

MPB-ja nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse pas skadimit të afatit do të tolerohen ende dokumentet serbe, siç ka ndodhur në raste të veçanta kur qytetarët kishin vetëm letërnjoftime të lëshuara nga organet e Serbisë.

Zyrtarisht, institucionet e Kosovës i konsiderojnë institucionet serbe që funksionojnë në qytetet e Kosovës si paralele dhe ilegale, ndërsa Beogradi refuzon t’i mbyllë ato pasi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.

Në fillim të vitit 2024, autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e institucioneve serbe, përfshirë organet e përkohshme komunale që ishin përgjegjëse për lëshimin e ekstrakteve të lindjes dhe dokumenteve të tjera. Edhe pas mbylljes, këto institucione nuk e kanë ndërprerë punën, por janë zhvendosur në qytetet kufitare në territorin e Serbisë.

Çfarë dokumentesh kërkohen për regjistrim në sistemin e Kosovës?

Vendimi i MPB-së parasheh që të drejtë për të aplikuar për regjistrim në sistemin e Kosovës kanë të gjithë qytetarët që nga 10 qershori 1999 deri më 1 shkurt 2025 kanë qenë të regjistruar vetëm në sistemin serb.

Pas datës 1 shkurt 2025, ekstraktet e lindjes apo vdekjes do të mund të nxirren vetëm përmes një kërkese të veçantë për regjistrim të mëvonshëm në zyrat komunale të gjendjes civile.

Për regjistrimin civil mbi bazën e dokumenteve serbe, kërkohet paraqitja e ekstraktit origjinal nga libri amë i lindjeve të Serbisë për të aplikuar për shtetësinë e Kosovës, dhe më pas për dokumentet që kërkohen. Gjithashtu, njëri nga prindërit e fëmijës duhet të jetë shtetas i Kosovës.

Deri më tani, serbët në Kosovë janë përballur me vështirësi të shumta për të fituar shtetësinë, për shkak se institucionet nuk i kanë njohur ekstraktet më të reja të lëshuara nga autoritetet serbe.

Ligji për shtetësinë e Kosovës parasheh që shtetësia të fitohet përmes lindjes, naturalizimit dhe në bazë të nenit 32 – që përcakton se shtetas të Kosovës konsiderohen të gjitha personat që më 1 janar 1998 kanë qenë shtetas të Jugosllavisë dhe kanë pasur atëherë vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Në vendimin e MPB-së për marrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe thuhet gjithashtu se për regjistrimin në librin amë të lindjeve duhet të paraqitet edhe letërnjoftimi i Kosovës, i prindërve.

Sektori civil serb në Kosovë ka theksuar disa herë problemet me të cilat përballet komuniteti serb sa i përket regjistrimit të lindjeve, marrjes së shtetësisë dhe sigurimit të dokumenteve personale.

JU REKOMANDOJMË

OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin shqiptar
Kryesore

OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin shqiptar

31/12/2025 - 22:22
Albin Kurti uron Vitin e Ri 2026!
Kryesore

Albin Kurti uron Vitin e Ri 2026!

31/12/2025 - 21:38
Kurti fitoi edhe te pasanikët, i pari në lagjen “Marigona”
Kryesore

Kurti fitoi edhe te pasanikët, i pari në lagjen “Marigona”

31/12/2025 - 21:03
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri
Kryesore

“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri

31/12/2025 - 20:57
Kurti: Politika destabilizuese e Serbisë problem për tërë rajonin, Kosova nuk do të tolerojë kërcënime nga askush
Kryesore

Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale

31/12/2025 - 20:26
Osmani, partive: Nëse s’më doni presidente, do të më keni përballë në zgjedhje
Kryesore

Osmani, partive: Nëse s’më doni presidente, do të më keni përballë në zgjedhje

31/12/2025 - 19:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Astrologia e njohur parashikon ‘fatin’ e Kurtit për vitin e ardhshëm

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Garë e ashpër mes disa emrave të LDK-së për të fituar mandatin e deputetit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kjo është femra që humbi jetën dje në një vilë në Pejë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lumir Abdixhiku jep dorëheqje zyrtarisht në Kuvendin e LDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë