Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe Kurti si Konjufca më në fund “ia jep dorën” Isa Mustafës për letrën e Mogherinit

24/07/2023 - 09:58
në Lajme
A A
Edhe Kurti si Konjufca më në fund “ia jep dorën” Isa Mustafës për letrën e Mogherinit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deri më sot nuk ia zinte emrin e tij kurrë goja, por më në fund Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia përmendi emrin dhe njohu meritën ish-Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për garancën e marrë nga ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, se Asociacioni i Komuanve të banuara me shumicë serbe “nuk do të përbëjë nivel të tretë ose të ndërmjetmë të pushtetit” në Kosovë.

Duke folur për gazetën konservative kroate “Veçernji List” në një intervistë të gjatë, Kurti u pyet për Asociacionin dhe për Nenin 7 të marrëveshjes ku komuniteti serb në Kosovë merr një “nivel të duhur vetëmenaxhimi”, Kurti citoi, me emër të përvetshëm, Isa Mustafën dhe garancën që kishte siguruar nga BE-ja.

“…e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në të cilën shkruan se ai Asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes”, ka thënë Kurti.

Glauk Konjufca / “Dorën bravo Isa Mustafës”, “Thaçi s’ka hy në dialog m’e rimodelu Kosovën”, “Lajçaku i anshëm”– Krejt çka tha Konjufca sot
I pari që ia kishte njohur meritën nga Lëvizja Vetëvendosje muaj më parë ishte Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit, i cili pati thënë “dorën bravo Isa Mustafës” për letrën e Mogherinit, për të cilën thoshte se “tash neve po na ndihmon”.

“Kemi reflektuar. Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjunë në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, pati thënë për herë të parë Glauk Konjufca duke afirmuar rolin e Mustafës.

JU REKOMANDOJMË

Haliti: Punimi i Dimal Bashës denigron UÇK-në, është i barabartë me tradhti
Lajme

Haliti: Punimi i Dimal Bashës denigron UÇK-në, është i barabartë me tradhti

28/08/2025 - 22:09
Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
Lajme

Kajtazi: Partitë e tjera po luajnë lojën e Kurtit, po bien në grackën e tij për pakicat

28/08/2025 - 21:54
Draft statuti i asociacionit – Haziri: Kurti e ka pranuar, por nuk ka marrë pjesë në proces
Lajme

Lutfi Haziri: VV dhe PDK zgjodhën kryekuvendar, bashkautorin e një punimi që përbaltos UÇK-në, e rëndë shumë!

28/08/2025 - 21:44
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Kapet me armë zjarri në veturë, ndalohet një person nga Policia në Prishtinë

28/08/2025 - 21:30
Hoti i “gjuhet” Osmanit: E tmerrshme, aleatët vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë, nga Presidenca nuk guxon kush të nxjerrë zë
Kryesore

Hoti i “gjuhet” Osmanit: E tmerrshme, aleatët vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë, nga Presidenca nuk guxon kush të nxjerrë zë

28/08/2025 - 21:08
Krasniqi merr pjesë në varrimin e Ilmi Ramadanit: Kosova humbi një personalitet të rrallë të rezistencës
Lajme

Krasniqi merr pjesë në varrimin e Ilmi Ramadanit: Kosova humbi një personalitet të rrallë të rezistencës

28/08/2025 - 20:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

    Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Gjykatësi i njohur kosovar i jep fund jetës në Skënderaj

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Lidhje direkte me Vuçiqin dhe Zyrën e Kryeministrit të Kosovës”: Eksperti kroat flet për rastin e spiunazhit në Kroaci

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Deputetja e NISMA-s tregon pse Kurti refuzoi emrin e Limajt për kryekuvendar

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë