Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe mediat angleze shkruajnë për protestën e Arianit Kocit

21/07/2025 - 20:09
në Lajme
A A
Edhe mediat angleze shkruajnë për protestën e Arianit Kocit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera.

Si rezultat i pakënaqësisë së tij për mosformimin e Kuvendit, ai vendosi që para Parlamentit ta rruajë kokën.

E këtij veprimi simbolik, gazeta e njohur britanike Metro, ia kushtoi një artikull.

Në këtë formë, Koci denoncoi dështimin e vazhdueshëm të institucioneve për të formuar Kuvendin e ri, tashmë për herë të pesëdhjetë radhazi.

“Një avokat nxori një makinë rroje para gazetarëve për të protestuar kundër dështimit të qeverisë së tij për të krijuar një asamble për herë të pesëdhjetë radhazi”, shkruan Metro transmeton Klankosova.tv.

Gazeta britanike theksoi mesazhin e fortë të kësaj proteste të pazakontë.

Avokati, e cilësoi veprimin e tij si një akt simbolik, për të tërhequr vëmendjen ndaj asaj që e konsideron krizë të thellë institucionale dhe kërcënim për vetë shtetësinë e Kosovës.

“Shtetësia jonë në Kosovë po kërcënohet gjithashtu. Miqtë dhe armiqtë po bindën se ne nuk jemi të aftë të mbajmë një shtet”, deklaroi ai para mediave.

Ndërkohë, edhe pse protestën e shoqëroi me një akt që mund të duket i pazakontë – rruajtjen e flokëve, Koci u përball me përkrahje dhe reagime të fuqishme nga qytetarët në rrjete sociale.

“Ju jeni ndërgjegjja e pastër e kombit! Çdo veprim i juaji më mbush me shpresë dhe më jep mesazhin se ky vend nuk ka fund”, u shpreh një qytetar.

Një tjetër komentoi: “Respekt. Mos u ngatërroni me këta budallenj.”

Kjo protestë vjen në një kohë tensionesh në rritje, ndërsa kriza politike ka hyrë në muajin e gjashtë.

Kosova ka mbetur pa një Kuvend funksional që nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt, 162 ditë të humbura në përpjekje të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, thuhet tutje në artikullin e Metros britanike.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila doli fituese në zgjedhje, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për konstituimin e institucioneve, duke shkaktuar një bllokadë të zgjatur.

Kurti po akuzohet nga opozita për përmbysje të rendit kushtetues dhe zhbërje të institucioneve demokratike, transmeton Klankosova.tv.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se “162 ditë nuk janë shumë për Albin Kurtin sepse për të, kjo kohë është pjesë e një plani. Për përmbysjen e rendit kushtetues, për delegjitimizimin e demokracisë dhe institucioneve dhe për zhbërjen e vetë ADN-së së shoqërisë sonë”.

“Nuk do të keni sukses sepse kjo nuk është vetëm një krizë politike, është një krizë morale dhe ne duhet ta ndalojmë atë.”

JU REKOMANDOJMË

Behrami: Dehari me mbështetje të VV ka marrë peng Kuvendin
Kryesore

Behrami: Dehari me mbështetje të VV ka marrë peng Kuvendin

21/07/2025 - 22:30
Hoxha: Ngjarja kryesore e ditës s’është Koci e as Parlamenti – tre punëtorë kanë vdekur në vendet e punës
Kryesore

Hoxha: Ngjarja kryesore e ditës s’është Koci e as Parlamenti – tre punëtorë kanë vdekur në vendet e punës

21/07/2025 - 22:13
Arrestohet një person lidhur me plagosjen në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati
Kryesore

Rrahje dhe fyerje në një banesë në Prishtinë – e reja denoncon të dashurin për dhunë

21/07/2025 - 21:32
Sa mund të dënohet zyrtari serb që e quajti UÇK-në “terroriste”?
Kryesore

Sa mund të dënohet zyrtari serb që e quajti UÇK-në “terroriste”?

21/07/2025 - 21:19
Beogradi synon identifikimin e policëve të Kosovës që arrestuan zyrtarin serb për ofendim të UÇK-së
Kryesore

Beogradi synon identifikimin e policëve të Kosovës që arrestuan zyrtarin serb për ofendim të UÇK-së

21/07/2025 - 20:40
Kurti premtoi, autostrada e Gjilanit s’u bë
Lajme

Kurti premtoi, autostrada e Gjilanit s’u bë

21/07/2025 - 20:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punëtori nga Skenderaj që vdiq në Gjakovë bënte çdo ditë ka 100 km për në punë

    Punëtori nga Skenderaj që vdiq në Gjakovë bënte çdo ditë ka 100 km për në punë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është biznesmeni Xheladin Pozhegu, i arrestuari për rastin e vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë dy punëtorët që vdiqën pasi ranë nga lartësia në vendin e punës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Koci paralajmëron befasi para Kuvendit: “Situata tash ka eskaluar”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë