Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edi Rama mban fjalimin e fitores: Mandat i katërt historik, shqiptarët votuan për Europën, jo për të kaluarën

14/05/2025 - 20:34
në Lajme
A A
Edi Rama mban fjalimin e fitores: Mandat i katërt historik, shqiptarët votuan për Europën, jo për të kaluarën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një fjalim të gjatë nga sheshi “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama shpalli fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar rezultatin si “fitore me notën 10” dhe si “një referendum për rrugën europiane të Shqipërisë”.

I shoqëruar nga familja, Rama u ngjit në simbolin e BE-së për të adresuar qytetarët, duke shprehur falënderime për mbështetjen dhe duke u zotuar se mandati i katërt siç tha ai do të jetë mandati i vendosjes së Shqipërisë përfundimisht në tryezën e Bashkimit Europian.

“Ky popull nuk ka për të ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do”, tha ai.

Rama u shpreh se rezultati i këtyre zgjedhjeve është politikisht i barasvlershëm me kthesën e vitit 1992.

“Ky ishte mandati më i fortë që na dhanë shqiptarët, politikisht aq i fortë sa ai i vitit të kthesës në historinë shqiptare. Do ta mbyllim procesin e negociatave deri më 2027 dhe do ta vendosim karrigen e Shqipërisë në dhomën e BE-së deri më 2030”, deklaroi ai.

Ai shtoi se gjatë tre ditëve të ardhshme Shqipëria do të jetë “në kuptimin e plotë të fjalës, qendra e Evropës”, për shkak të samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë. Rama përmendi vizitën historike të kryeministrit britanik Keir Starmer dhe atë të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili do të qëndrojë në Tiranë për një vizitë të dytë bilaterale pas samitit.

Në mesazhin e tij për partitë e reja opozitare që arritën të futen në Parlament, Rama theksoi se ato duhet të jenë “alternativa, jo volume zanore në mexhelisin politik”. “Uroj që të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa dhe jo si zëra të zhurmshëm pa përmbajtje”, shtoi ai.

Një pjesë e veçantë e fjalimit iu kushtua falënderimeve personale. Kryeministri kërkoi ndjesë për përmendjen e prindërve të tij në debatin politik dhe falënderoi publikisht fëmijët e tij për qëndrimin larg çdo konflikti interesi. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për bashkëshorten Linda Rama, të cilën e quajti “opozita që nuk e mund dot, por që më pranon në qeverinë e unitetit”.

Ndër momentet më simbolike të fjalimit ishin përshkrimet krahasuese që Rama bëri mes të ardhmes dhe të shkuarës politike: “Mes dritës së Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet. Mes ngjitjes në majë dhe rënies në humnerë, Shqipëria zgjodhi ngjitjen”.

Rama u ndal edhe te vota e emigrantëve, duke e quajtur një arritje historike për demokracinë shqiptare.

“S’ka fjalë të mjaftueshme për të falenderuar dhjetëra e mijëra gra e burrat, vajzat e djemtë të familjes tonë politike që 4 vjet me radhë shtruan me përpjekje durim e displinë dhe së fundmi për 9 muaj pa pushim edhe në çdo drejtim jashtë kufijve ku jetojnë shqiptarët rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme.Një falenderim krejt të veçantë dua ta bëj për shqiptarët e Greqisë, Italisë, SHBA e kudo tjetër, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës. Ka qenë ushtrim i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruarve një nga më të lartët nga votimet e diasporës në Evropë“, tha më tej Rama.

Kryeministri premtoi një mandat me reforma të thella ekonomike dhe investime strategjike, nga infrastruktura dhe turizmi deri te arsimi dhe siguria. “Ky është një mandat që duhet të na çojë drejt fundit të historisë së një kombi të dorës së dytë dhe drejt një Shqipërie ku qytetarët tanë të ndihen të barabartë në Europë”, deklaroi Rama, ndërsa mbylli fjalimin duke iu drejtuar qytetarëve: “Kini besim te Shqipëria sepse Shqipëria ka besim te ne”.

JU REKOMANDOJMË

Zyra e BE për takimin e Costa me Kryeministrin në largim: U nënvizua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë
Kryesore

Kurti flet pas takimit me Costan: Kosova është evropiane në vlera

14/05/2025 - 21:29
Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro
Lajme

U përpoq të ikte nga Kosova – Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari” i dyshuari për falsifikim dhe mashtrim

14/05/2025 - 21:10
Haradinaj në takim me drejtorin për Evropë dhe NATO në Pentagon: Argumentova nevojën për anëtarësim të përshpejtuar në NATO
Lajme

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Zemra na rreh një, lidhja është e përjetshme

14/05/2025 - 20:52
Zyra e BE për takimin e Costa me Kryeministrin në largim: U nënvizua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë
Lajme

Zyra e BE për takimin e Costa me Kryeministrin në largim: U nënvizua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

14/05/2025 - 20:19
Kraki paralajmëroi “fundin” e ShBA-së dhe Shqipërisë, Nushi: O nalne dikush, se do me na lanë pa asnjë shtet
Lajme

Kraki paralajmëroi “fundin” e ShBA-së dhe Shqipërisë, Nushi: O nalne dikush, se do me na lanë pa asnjë shtet

14/05/2025 - 20:03
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Kryesore

Osmani për takimin me liderët e partive: Kosova ka nevojë për Kuvend, po dëmtohet imazhi i vendit

14/05/2025 - 19:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Të shtënat me kallashnikov te Rruga B, ky është i dyshuari që po e kërkon Policia

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Reagon Faton Peci për tenderin që ju dha shtetasit serb: Pse kjo zhurmë për boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandali i kafshëve: “Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen (Dokument)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skandali i kafshëve: “XHDG Company” me pronar Xhevdet Spahiu shkeli ligjin, zhduku 551 kafshë të importuara për therje (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë