Këngëtarja e njohur, Edona Llaloshi, e cila ka garuar për deputete në listën e Vetëvendosjes, ua ka kaluar me vota dy Ministreve të Qeverisë Kurti 2, Arbërie Nagavci e Rozeta Hajdari, në vendvotimin “1926/03” në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mehmet Gjevori”, në Prishtinë.
Reporteri shkruan se në sallën “1 Tetori”, sipas rezultateve Llalloshi ka marrë 28 vota, teksa Nagavci 16 e Hajdari 11. Llalloshi ka lënë pas me vota edhe deputetët e legjislaturës së kaluar, Dimal Bashën, Fitore Pacollin, Armend Mujën, Arbër Rexhajn, Arbëreshë Kryeziu Hysenin, Artan Abrashin e deputetë të tjerë.
Kandidati për kryeministër i VV’së, Albin Kurti, ka marrë 201 vota në këtë vendvotim, pasuar nga Glauk Konjufca me 167 vota.