Dy kandidatët për kryetar të Vushtrrisë, ai i LDK-së, Xhafer Tahiri dhe ajo e Nismës, Xhevahire Izmaku, kanë bërë një huqje të madhe.
Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Tahiri e Izmaku ia kanë huqur emrin heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili pati përvjetorin ditë më parë pasi ra në sulmin terrorist serb në Banjskë të Zveçanit dy vite më parë.
Tahiri thotë se sot është përvjetori i Enver Zymberit, teksa Izmaku thotë “heroin Afrim Zymberi”.
Më shumë shikojeni videon më poshtë:
Më shumë shikojeni videon më poshtë: