Presidenti i Egjiptit thotë se marrëveshjet e sotme për Gazën “hapin derën për një epokë të re paqeje dhe sigurie në Lindjen e Mesme”.
Abdel Fattah al Sisi thotë se “përfundimi i luftës në Gaza duhet të jetë fundi i të gjitha luftërave në rajon”, derisa shton se vendi i tij do të organizojë një samit për rindërtimin e Gazës.
Ai shton se një zgjidhje me dy shtete është “e vetmja mënyrë për të përmbushur aspiratat e popullit palestinez dhe izraelit për t’i dhënë fund konfliktit”.
“Paqen nuk e bëjnë vendet dhe shtetet, por njerëzit që janë të bindur se kundërshtarët e djeshëm janë miqtë e sotëm”, tha ai.
Ndërsa al Sisi e prezanton Trumpin në skenë, ai thotë: “Do të doja t’i vlerësoja shumë përpjekjet e Presidentit Trump”. /Klankosova.tv