I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është drejtori ekzekutiv i INDEP, Burim Ejupi.
Ai tha se Kryeministri në detyrë njëherësh kryetar i VV-së ende e përmend që i vetmi koalicion që e bën është me partitë që ka hyrë bashkë në zgjedhje.
“Partia në pushtet nuk shuhet se ka patur ndonjë përvojë me partitë e tjera në koalicion. Dihet se u prish koalicioni me LDK-në në nivel qendror, në nivel lokal e prishi me PDK-në në Gjilan dhe Podujevë përveç që e ka një koalicion në komunën e Shtimes që funksionon pak a shumë. Lëvizja Vetëvendosje qysh vepron , ata e kanë koalicionin që kanë hyrë bashkë në zgjedhje , dhe Kryeministri në detyrë ende e përmend që i vetmi koalicion që e bëj unë është me këto parti. Kështu nëse i marrim të mirëqenë ato që kanë folur liderët politikë, i vetmi koalicion që e shoh është koalicioni i opozitës. E mira është që zoti Limaj e ‘theu akullin’ i pari që nuk ia len lluksin partisë në pushtet që i ka fitu zgjedhjet tani me thënë “s’po mundem me e ba Qeverinë”. E ka një parti që mundet me i’a bë edhe numrat edhe atë 50% tim që unë kam qef me e ba. Kështu që i mbetet atij që ka fitu, mandatarit, me i ba 61 deputetë” deklaroi Ejupi raporton “Gazeta Blic”.
I pyetur nga gazetari Gashi nëse mandatari ka me tentu me i ba 61 deputet apo do të abstenojë, Ejupi pati këtë përgjigje.
“Eshtë e drejtë politike, ai mundet me abstenu se ndoshta e sheh matematikën që kjo i konvenon por është e drejtë e tij. Edhe tani vetë fakti që po bëhen 3 javë nga dita e votimit dhe kryetari i partisë e cila i ka fitu zgjedhjet me shumicë nuk u deklaru kurrë rreth zgjedhjeve, kjo i jep mundësinë atij që me kalkulu a don të mbetet opozitë se në njëfarë mënyre shumica e ka lënë në opozitë apo don të jetë në pozitë kur i njëjti e din çfarë detyrash e presin. Tani besoj që ky i ka kalkulimet e veta”
“Jena dëshmitar që Qeveria Thaqi 2 ka funksionu me 57 deputetë. Unë kam dëshirë që siç thua ti me qenë ‘Qeveri e brishtë” sepse për secilën gjë negociohet me opozitën. Na jemi dëshmitar i legjislaturës së kaluar që deputetët kanë qenë si ‘makinë votimi’ jo pse kanë diskutu. E kemi rastin në fundvit kur për pesë minuta është bërë amandamentimi i ligjeve, ajo jep një shije të keqe sepse në fund ligjet bëhen për qytetarët e Kosovës. Kur e ke një një qeveri të brishtë është shumë më mirë. Legjislacioni më i mirë është bërë në kohën e Thaqit 2 sepse gjithmonë amendamentet e opozitës janë marrë parasysh. Edhe legjislacioni ka qenë më i mirë. Unë besoj se me certifikimin e zgjedhjeve me konstituimin e parlamentit fillojnë negociatat se tani nuk mundesh të flasësh për negociata kur ‘fundi nuk i dihet’.
Ai tha se nuk pret zvarritje në konstituimin e Kuvendit .
“Nuk pres zvarritje pas konstituimit të Kuvendit, mundet me u zvarrit një javë. Tani e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dmth secilën herë edhe puna e mandatarit të dytë është e sqaruar. I kemi disa elementë që na ndihmojnë ne që kjo me u kry më shpejt. Zvarritje është e pamundur, nëse partia që ka fitu e merr mandatarin nuk mundet t’a bëjë, i takon atij që mundet me i siguru 61, bëhet qeveria e re dhe vazhdojmë”
Ai hodhi poshtë mundësinë që mund të ketë zgjedhje të reja pas një viti, kur edhe zgjidhet Presidenti i vendit.
“Jo nuk besoj, jemi dëshmitar që kur u zgjedh Presidenti gjithmonë janë gjetur 80 vota. Nëse bëhet një Qeveri do t’a kemi për katër vjet. Nëse bëhen sërish zgjedhje, humbësi më i madh është ai që fiton, për arsye se dalja kaq e madhe e votuesve nuk përsëritet” tha Bujupi në Blic Interviewraporton “Gazeta Blic”.