Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekipi i mbrojtjes së Thaçit në rrezik, kërkesë urgjente Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO)

23/07/2025 - 20:44
në Lajme
A A
Refuzohet kërkesa e Thaçit për zëvendësimin e gjyqtarit Nicolas Guillou

Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Personi i parë me të cilin Luka Misetiq e kishte ndarë gëzimin për lirimin e gjeneralit kroat Ante Gotovina, ishte Gregory Kehoe.

Në rast të një fitore të tillë për të cilën po punon, te rasti i Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale, nuk mund ta ndajë sërish me avokatin amerikan Kehoe, i cili u nda nga ekipi i mbrojtjes së Hashim Thaçit në janar të 2024-ës, për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Tani, ish presidenti ka rrezik të mbetet edhe pa pasuesin e tij në krye të mbrojtjes, kroatin Misetiq, për çka Fondacioni për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit i është drejtuar me kërkesë urgjente Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Siç edhe ju kemi njoftuar në kërkesën paraprake (të vitit 2024) vendosja e kufizimeve të shpenzimeve për qëllime të mbrojtjes juridike e bërë përmes UA për plotësimin dhe ndryshimin e UA për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë DhSK, ekipin mbrojtës të ish presidentit Thaçi e ka vënë në situatë të pamundësisë objektive për të kryer funksionin e tij sepse në mungesë të mjeteve financiare jo vetëm që i është larguar njëri prej avokatëve kryesorë por edhe aktualisht avokati kryesor i angazhuar ka paralajmëruar se do të mund të largohet në periudhën e ardhshme.” – thuhet në një letër të Fondacionit “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit” të cilën e ka parë televizioni.

Klan Kosova priti 3 javë që të mësojë nga Qeveria dhe dikasteri i drejtësisë, përgjigjen zyrtare për fondacionin. Pati vetëm deklarime të shkurta nga ministrat në detyrë.

Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati, deklaroi se nuk është as në dijeni të një kërkese të tillë, ndërkaq ministrja në detyrë e drejtësisë Albulena Haxhiu, pasi u pyet ekskluzivisht për letrën urgjente, foli për mjetet (rreth 32 milionë euro) që MD ka ndarë për të gjithë të akuzuarit në DhSK përgjatë viteve.

Sidoqoftë në pritje që mbi 40 ditë është edhe fondacioni për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit. Këta i thanë televizionit se kanë vetëm përgjigjen e vitit të kaluar, refuzuese.

Po për shkak të financave, edhe mbrojtësi kryesor i Kadri Veselit, Ben Emmerson, është tërhequr nga rasti më i madh i Speciales në Gusht të 2024.

Disa anëtarë të ekipeve po punojnë pa pagesë deri në 18 orë në ditë, për ta bërë gati rastin e mbrojtjes që nis më së largu në shtator.

 

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Ish-polici kërcënon ish-kolegun në Leposaviq – i dërgon mesazhe fyese e kanosëse

23/07/2025 - 23:00
Guri – Pacollit: Fitore kthej 252 mijë euro
Kryesore

Guri – Pacollit: Fitore kthej 252 mijë euro

23/07/2025 - 22:51
Reagon Sveçla: E kemi rritur 30% buxhetin për Policinë, kush e përdorë situatën për të zbehur angazhimet do të dështojë
Lajme

Sveçla: Gënjeshtra është interes nacional serb – Vuçiq dhe shpura e tij po mundohen t’i qëndrojnë kësaj

23/07/2025 - 22:42
Kurti po llogarit shumë në Fatmir Limajn për t’i siguruar 61 vota: Kjo është e mundshme, nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullnet politik
Lajme

“Gjasa minimale për një koalicion Nisma – Kurti nuk i ka ba asnjë lloj oferte Limajt, është i interesuar për zgjedhje”

23/07/2025 - 22:29
​Maqedonci: FSK është gati, vendet mosnjohjes janë problem për në NATO
Lajme

Maqedonci: Gashiq flet si Millosheviqi, Serbia strehon terroristë dhe rrezikon paqen

23/07/2025 - 22:09
Fitore Pacolli: S’mund të vazhdojmë më kështu, t’u merren mandatet deputetëve që s’po votojnë
Kryesore

Raportohet se burri i Fitore Pacollit i ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Hajrulla Çekut të VV’së

23/07/2025 - 21:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

    Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Një person dërgohet pa shenja jete nga Aqua Park, rikthehet mrekullisht në jetë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • “Ec në shpi”: Ganimete Musliu nuk e lejon Deharin t’ia ndalojë mikrofonin, ndërpritet seanca

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekipi i mbrojtjes së Thaçit në rrezik, kërkesë urgjente Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    266 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 67

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë