Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale

11/01/2026 - 14:15
në Ekonomi, Lajme
A A
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rritje, ulje, stagnim dhe kriza.

Edhe pse të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se ka rritje të disa indikatorëve ekonomikë, në terren vazhdojnë ankesat e qytetarëve për përkeqësim të standardit të jetesës.

Viti 2025 është mbyllur me rritje ekonomike prej 3.9 për qind dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që, këtë vit, kjo shifër të arrijë në 4.1 për qind.

Rritja sipas BQK-së do të mbështetet te konsumi privat, rimëkëmbja graduale e eksportit dhe zbutja e inflacionit.

Por, në vitet e fundit – sidomos pas pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe nisjes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022 – shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve esenciale ishin ndër temat më të përfolur në Kosovë.

Qytetarët shpesh janë ankuar se inflacioni ka ulur fuqinë e tyre blerëse, duke i detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga produkte dhe shërbime, pasi që pagat nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Ndërkohë, zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë theksuar se inflacioni vjen për shkak të varësisë së vazhdueshme të shtetit nga importi i produkteve të huaja.

Me qëllim zbutjen e inflacionit, Qeveria e Kosovës ka rritur pagat në sektorin publik. Ndërkaq, sektorin privat ka tentuar ta ndihmojë me platformën “Superpuna”, e cila ka nisur në vitin 2023.

Përmes kësaj platforme, Qeveria subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muajt e parë, në vlerë të pagës minimale prej 350 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Por, kjo rritje e pagave, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është përkthyer në përmirësimin e standardit të jetesës se qytetarëve për shkak të inflacionit të lartë.

Në vitin 2025 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 400 mijë, duke vazhduar kështu trendin e rritjes së numrit të punësuar me kontratë formale.

Ndërkaq, në mesin e personave të papunë ka më së shumti gra, të cilat mbajnë barrën më të madhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

Numri i vogël i çerdheve, sidomos në zonat rurale, vlerësohet si një ndër faktorët që ka pamundësuar që gratë të futen në tregun e punës.

Një çështje nga e cila vuan ekonomia e Kosovës, sipas ekspertëve të fushës, është sasia e lartë e produkteve të importuara nga tregjet e huaja.

Me gjithë mbështetjen e prodhuesve kosovarë, ende nuk është arritur të ndryshohet deficiti tregtar për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.

Vlera e importit tashmë ka arritur në gjashtë miliardë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregjet e jashtme është më pak se një miliard euro.

Investimet e huaja në Kosovë konsiderohen shtytës i zhvillimit ekonomik. Megjithëse, viteve të fundit ka rritje të investimeve të huaja direkte sipas shifrave zyrtare, por kjo gjithmonë ka nxitur diskutime se shumica vijnë nga diaspora që investon në patundshmëri.

Si pengesë për investitorët e huaj në Kosovë janë përmendur më parë procedurat e shumta burokratike, ndërkohë që në vitet e fundit është rritur vlera e investimeve nga Kosova jashtë vendit.

Paratë e diasporës dërguar familjarëve të tyre në Kosovë mbeten një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.

Remitencat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke zvogëluar varfërinë dhe rritur konsumimin.

Por, jo gjithmonë është lavdëruar mënyra e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, pasi që është kërkuar ndërrimi i fokusit. Sipas ekspertëve, investimi në projekte kapitale do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Sfida kryesore mbetet përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie reale, përmes rritjes së prodhimit vendor, pagave të qëndrueshme, uljes së varësisë nga importi dhe krijimit të një klime më të favorshme për investime afatgjata. /REL

JU REKOMANDOJMË

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit
11/03/2026 - 04:34

Pasditen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka arritur grupi i dytë i qytetarëve të cilët janë evakuuar nga Dubai, pas shpërthimit të luftës atje mes ShBA-së,...

Më shumëDetails

Gruda thotë se s’ka dilemë që dekreti i Osmanit është kushtetues: Besoj se do të konfirmohet edhe nga Gjykata

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
11/03/2026 - 04:20

Deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Gruda, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim për kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë legjislaturën e dhjetë të...

Më shumëDetails

Syla: Osmani sot është figura më e vlefshme në Kosovë, nëse ajo din me lujt me ba manovren politike e ndërron realitetin

“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
11/03/2026 - 04:09

“Unë mendoj që Vjosa Osmani sot është figura më e vlefshme politike në Kosovë e cila nëse din me lujtë, me bo manovrën politike, mundet me ndërru realitetin...

Më shumëDetails

Çitaku: Hamza përfaqëson antipodin më të madh të Kurtit

Çitaku: Hamza përfaqëson antipodin më të madh të Kurtit
11/03/2026 - 04:05

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në vend dhe për mundësinë që kreu i...

Më shumëDetails

Ekzagjeron Krenar Shala: Me Vjosa Osmanin, Kurti mund ta arrinte lehtë edhe 60% të votave në zgjedhjet e reja

Ekzagjeron Krenar Shala: Me Vjosa Osmanin, Kurti mund ta arrinte lehtë edhe 60% të votave në zgjedhjet e reja
11/03/2026 - 01:15

Komentatori politik, Krenar Shala në Adresa se kryeministri Albin Kurti do të kishte qenë edhe më i fortë politikisht nëse do të vazhdonte bashkëpunimin me presidenten Vjosa Osmani....

Më shumëDetails

E PAPRITUR| Kryetari i kësaj partie opozitare i jep mbështetje Vjosa Osmanit: Respektoi Kushtetutën, mosshpallja e dekretit do të ishte shkelje

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
10/03/2026 - 22:57

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se presidentja e vendit e ka respektuar Kushtetutën në vendimet e saj dhe se mosveprimi do të përbënte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    324 Shpërndaje
    Shpërndaje 130 Tweet 81
  • Përfundimi i mandatit, zbulohet e ardhmja politike e Vjosa Osmanit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Grenell i reagon ashpër Osmanit: ‘Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike’

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kjo është kërkesa urgjente e ambasadorit britanik për Vjosa Osmanin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë