Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekonomistët: Çdo vonesë në krijimin e institucioneve dëmton Kosovën në aspektin socio-ekonomik

02/03/2025 - 09:41
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria i bën thirrje Listës Serbe të mos ushtrojë presion ndaj serbëve për votimin në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, situata politike e krijuar mbi krizën potenciale për vonesat në themelimin e institucioneve në vend po shqetësojnë ekonomistët, të cilët paralajmërojnë për pasoja të rënda në ekonominë e vendit, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar që qeveria e re të formohet sa më shpejt për të shmangur vakumin institucional dhe ndikimet negative që ai mund të ketë në ekonomi.

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka cilësuar ngërçin politik si të planifikuar dhe ka kritikuar vonesat në numërimin e votave nga KQZ, duke e quajtur situatën një “absurd të kohës”.

Ai ka theksuar se çdo vonesë e mëtejshme në krijimin e institucioneve dëmton Kosovën në aspektin ekonomik, politik dhe diplomatik.

“Ky ngërç politik është shumë më tepër i planifikuar se sa që ndodh në vete, vetë fakti që kemi pasur një sistem model në KQZ vërtet të ndodh një havari e tillë, është e pa kuptimit. Të thuhet në konferencë për media që numërimi do të zgjasë me muaj të tërë është një absurd i kohës dhe kur i kemi këta indikator atëherë lind pyetja kur do të kemi verifikim, kur do të kemi dialog të mirëfillte për krijimin e parlamentit të Kosovës dhe kur do të kemi qeveri. Sa më tepër që diçka e tillë prolongohet, dëmtohet Kosova, dëmtohet imazhi i Kosovës, forcohet me tepër mosfunksinalizmi i institucioneve dhe administratës, rritet epshi për korrupsion dhe kontrabandim të vendimeve të ndryshme dhe me siguri edhe një kërkese e tillë për rritje (të energjisë elektrike) do të kaloj në këtë pakon e vakumit institucional në Kosovë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Gërxhaliu ka kërkuar nga politikanët që të veprojnë sa më shpejt dhe të mos lejojnë politizimin e mëtejshëm të situatës, duke propozuar një qeveri gjithëpërfshirëse për të përballuar sfidat me të cilat po përballet vendi.

“Unë besoj që Kosova është në sfida ët mëdha dhe në këtë drejtim, sidomos në vitet e fundit kemi humbur shumë, në aspektin diplomatik, qoftë në aspektin politik, në aspektin e partneritetit dhe vërtet jemi shumë me keq se sa kemi paramenduar se sa mund të jemi. Ajo çfarë është urgjente, këtë duhet të kuptojmë të gjithë politikanët në Kosovë që është koha për veprim dhe jo për politizim. Koalicionet duhet të qartësohen sa më shpejt që është e mundur, besoj duke pasur parasysh sfidat që ballafaqohet Kosova, një qeveri gjithëpërfshirëse e një periudhe një kohorë dy vjeçare apo tri vjeçare duhet që te jetë më e dëshiruar, sepse është koha kur duhet politikanët të ngritën mbi interesat e pushtetit, po në interesat të shtetit dhe qytetareve dhe problemet it zgjidhin. ne kemi sanksione nga BE-ja, ne kemi dialogun me Serbin që është një litra në fytin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ekonomisti Jakup Bellaqa ka paralajmëruar se pasiguria politike ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe krijon një ambient të papërshtatshëm për të bërë biznes. Ai ka theksuar se Kosova, si një ekonomi në zhvillim, nuk mund të përballojë më tej pasigurinë institucionale.

“Situata politike ndikon drejtpërdrejt edhe në situatën ekonomike sepse momenti ku ka pasiguri politike, mos sundim të ligjit, përkeqësohet edhe situatën e ekonomisë, krijohet një ambient i pa përshtatshëm për të bërit biznes. Duke pasur parasysh që jemi ekonomi me status të ekonomisë në zhvillim dhe jo ekonomisë së zhvilluar, marr parasysh që inflacioni është i lartë pastaj rritja e çmimeve në krahun tjetër, paralajmërimi për shtrenjtimit e energjisë elektrike, masat e BE në aspektin ekonomik që janë duke e izoluar Kosovën, Ne duhet urgjentisht të jemi transparent në formimin e institucioneve sa më shpejt, që të krijohet qeveria efektive dhe të ketë prioritet mbi prioritete ekonominë dhe agjendën ekonomike duhet të dominoj përpara agjendës politike”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar që të shmanget vakumi politik, pasi kjo situatë po e dëmton drejtpërdrejt qytetarin e Kosovës, duke shtuar se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të pasigurisë ekonomike.

“Duhet të kalohet nga ky vakum, nga mundësia e ngërçit politik, të mos pësoj populli edhe ne aspektin politik, sepse edhe të rinjtë e të rejat për çdo ditë e më shumë janë duke e lëshuar Kosovën për shkak të situatës ekonomikë”, ka thënë ai. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit
Kryesore

Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit

11/01/2026 - 19:47
Mbi 19 mijë nxënës aplikojnë për testin e maturës, 500 prej tyre u refuzohet e drejta e nënshtrimit në këtë afat
Kryesore

Komuna e Prishtinës: E menaxhuam situatën, nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit

11/01/2026 - 19:43
Seanca e natës, Kryeziu tallet me VV-në: Të krijohet përshtypja e një ndeshjeje futbolli ku luanë vetëm një ekip
Kryesore

Se pse LDK ra në 13% “lexoni deklaratat e fundit të Abdixhikut për ta kuptuar”, thotë Kryeziu

11/01/2026 - 19:20
Shoferi kapet duke bërë manovra të rrezikshme në Prishtinë, por e pëson keq në fund nga policia
Lajme

Shoferi kapet duke bërë manovra të rrezikshme në Prishtinë, por e pëson keq në fund nga policia

11/01/2026 - 18:55
Lajme

Temperaturat ekstreme, Jasharaj me propozim të ri për fillimi e mësimit në shkolla

11/01/2026 - 18:30
U ndal rryma, 5 minatorë mbetën rreth 9 orë të bllokuar poshtë në Minierën Trepça
Kryesore

U ndal rryma, 5 minatorë mbetën rreth 9 orë të bllokuar poshtë në Minierën Trepça

11/01/2026 - 18:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Kush fshihet pas “Lidl Albania&Kosova”? Dy pronarët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm në Shqipëri

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë