Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Biseda telefonike Radoiçiq – Kusari-Lila, koordinohen për një projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses

09/10/2024 - 13:05
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Biseda telefonike Radoiçiq – Kusari-Lila, koordinohen për një projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Millan Radoiçiq nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë e informonte Mimoza Kusari-Lilën. Një përgjim mes Radoiçiqit dhe Kusari-Lilës dëshmon përpjekjen e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me shefin faktik të Listës Serbe. 

Vehbi Kajtazi & Eros Klaiqi

Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale.

Për këtë arsye, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje po koordinohej edhe me Listën Serbe.

Konkretisht me shefin faktik të këtij subjekti, Millan Radoiçiq. Këtë e dëshmon përgjimi të cilin e ka siguruar Paparaci. Në kohën e komunikimit, ai veç ka qenë në ndjekje të autoriteteve të Kosovës dhe në listën e zezë të ShBA-së.

Radoiçiq ndodhet në arrati nga autoritetet e Kosovës që nga 18 janari 2019 dhe i sanksionuar nga ShBA-ja në dhjetor të vitit 2021.

Komunikimi ishte realizuar me ndërmjetësimin e Sllavko Simiqit, ish-homologut të Kusari-Lilës nga Lista Serbe.

Me të nisur biseda telefonike, Simiq e informon Kusari-Lilën se ka mbërritur “te Millani [Radoiçiqi, v.j]” dhe i sugjeron të dëgjohej direkt me të.

“Hej kolege, ja mbërrita te Millani, dhe ja dëgjohu me të”, i thotë Simiq, Kusari-Lilës.

“Hajde”, i përgjigjet Kusari-Lila, shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe.

Pasi të dy merren vesh për kyçjen në bisedë të Radoiçiqit, Simiq ia kalon telefonin të fortit të Listës Serbe.

“Allo vendase, a po dëgjohemi?”, e pyet Radoiçiqi, Kusari-Lilën.

“Po, po, po të dëgjoj”, ia kthen ajo.

“E super, si jeni, a jeni të vyeshëm?”, e pyet sërish Radoiçiqi, zyrtaren e LVV-së.

“Ja isha në Kuvend dhe pata disa takime dhe derisa u lirova, tash po shkoj në shtëpi”, përgjigjet ajo.

Biseda mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit përqendrohet te agjenda legjislative, konkretisht te Projektligji për Pagën Minimale dhe votimi i kandidatëve për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Asokohe, në Kuvendin e Kosovës po zhvillohej procesi i përzgjedhjes së dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Konkursi i parë për dy gjyqtarë të Kushtetueses kishte dështuar në një seancë të mbajtur më 5 maj 2022, disa javë para se të realizohej biseda Radoiçiq – Kusari-Lila.

Konkursi ishte rishpallur sërish dhe në nëntor të atij viti, Enver Peci kishte arritur të marrë votat e mjaftueshme për një pozitë të gjyqtarit në Kushtetuese.

“A, mirë, mirë, shiko, më tregoi Sllavko se keni nevojë për votat tona rreth Ligjit për rroga minimale…”, pohon Radoiçiq.

“Po?”, ia kthen Kusari-Lila.

“… dhe për votimin për gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese…”, vazhdon komunikimin ish-nënkryetari i Listës Serbe.

“Po?”, konfirmon shefja e deputetëve të LVV-së.

Koordinimi për votat e deputetëve të Listës Serbe mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit vazhdon.

Ai shprehet i hapur të “ndihmojë rreth kësaj” me disa kërkesa, për të cilat i kërkon Kusari-Lilës që të bisedojë me shefin e saj.

“Nuk shoh asnjë pengesë t’ju ndihmojmë rreth kësaj, por kemi edhe ne disa kërkesa të cilat ti duhet t’i shikosh me shefin tënd të na ndihmosh…”, i thotë Radoiçiq, Kusari-Lilës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së nuk ia hedh poshtë “ofertën” Radoiçiqit.

“Hajt shohim tani…”, i thotë Kusari-Lila, Radoiçiqit.

Para se të përshëndeten, Radoiçiq, i informuar për agjendën legjislative, i rekomandon Kusari-Lilës që të takohej me “Sllavkon [Simiqin, v.j] të hënën”.

“Ja, pasi ky ligj është të martën, ti do të takohesh me Sllavkon të hënën, dhe ne gjithqysh jemi në lidhje, unë të përshëndes dhe ja ku e ke Sllavkon”, thotë Radoiçiqi.

Pasi ia kalon sërish telefonin Simiqit, ish-shefi i GP të Listës Serbe ia konfirmon Kusari-Lilës takimin për ditën e hënë me premtimin se “do të merremi vesh”.

“Kurrgjë kolege, shihemi ne të hënën dhe do të merremi vesh”, pohon Simiq.

“Shihemi të hënën”, ia kthen ajo.

Projektligji për Pagën Minimale ishte miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës më 14 qershor të vitit 2022, disa ditë pas kësaj bisede mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit.

Pavarësisht se Lista Serbe votoi pro në lexim të parë të Projektligjit, Lëvizja Vetëvendosje tha se i kishte siguruar votat e mjaftueshme për kalimin e tij. Deputeti i LVV-së, Armend Muja e quajti “lojë të opozitës” përfshirjen në votim të Listës Serbe dhe qëndrimin atë ditë në sallë të deputetëve opozitarë.

“74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin PËR. VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit. Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare”, tha Muja.

Si parti opozitare, Vetëvendosje kishte akuzuar qeveritë paraardhëse për bashkëpunim me Radoiçiqin dhe krijim të varësisë nga Lista Serbe, e cila shpesh ka qenë përcaktuese për formimin e qeverive. /Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

Kurti takon nobelistin francez për ekonomi, i flet për rritjen ekonomike të Kosovës por “harron” t’i tregojë se infalcioni ka shkuar mbi 7%

Kurti takon nobelistin francez për ekonomi, i flet për rritjen ekonomike të Kosovës por “harron” t’i tregojë se infalcioni ka shkuar mbi 7%
11/11/2026 - 15:24

Albin Kurti gjatë qëndrimit në Paris takoi edhe nobelistin e ekonomisë për vitin 2025, Philippe Aghion, ku mes tjerash Kurti tregon se i ka folur atij edhe për...

Më shumëDetails

Me sa “entuziazëm” Konjufca interpreton në favor të Qeverisë Raportin e Progresit

Me sa “entuziazëm” Konjufca interpreton në favor të Qeverisë Raportin e Progresit
11/11/2026 - 15:07

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të Qeverisë, ka folur gjatë seancës së jashtëzakonshme të...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani për fotografinë e Rugovës: Nuk është dekor, është themel i shtetit

Vjosa Osmani për fotografinë e Rugovës: Nuk është dekor, është themel i shtetit
11/11/2026 - 14:30

Ish presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar presidencën për largimin e fotografisë së Ibrahim Rugova dhe vendosjen e saj sië e quan ajo në vende të errëta e përballë...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj me kritika të ashpra për vizitën e Listës Studentore Serbe në Kosovë: Është dasht me u arrestu!

Ramush Haradinaj në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg
11/11/2026 - 14:04

Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore Serbe në Kosovë, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka thënë se ardhja e tyre është dashur të...

Më shumëDetails

Ish këshilltari i Emilija Rexhepit emërohet ekspert për ta shqyrtuar rastin e Arlinda Zekajt

Ish këshilltari i Emilija Rexhepit emërohet ekspert për ta shqyrtuar rastin e Arlinda Zekajt
11/11/2026 - 13:32

Ish këshilltari i ministres Emilija Rexhepi, Skender Kandiq, është emëruar ekspert nga Komisioni Hetimor Parlamentar për të shqyrtuar rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve
11/11/2026 - 13:27

Në profilin e tij në Facebook, Lirim Mehmetaj ka bërë të ditur se VOX Kosova ka në dorë një incizim të një kryetari komune, në të cilin ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dikur pjesë e AAK-së, por sot si deputete e VV-së i kthehet ashpër Daut Haradinajt vetëm pse ky kritikoi institucionet e Kosovës për Listën Studentore Serbe

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, Veriu.info siguron letrën e plotë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë