Lëvizja Vetëvendosje ka hartuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku aty bëjnë pjesë edhe partnerët e koalicionit GUXO dhe Alternativa.
Veriu.info mëson se sot ka ndodhur një zhvillim i papritur brenda koalicionit LVV-GUXO, pasi që deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nasuf Bejta, që vjen nga radhët e GUXO-s ka aderuar në Vetëvendosje.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se deputeti Nasuf Bejta ka pasur mospajtime me bashkëkryetarët e GUXO-s, të cilët nuk kanë pranuar ta kandidojnë për deputet, por që kandidaturën atij ia ka ofruar LVV dhe ai e ka pranuar.
Pra, Nasuf Bejta në zgjedhjet e vitit 2021 kishte garuar për deputet nga GUXO, por që prishja e raporteve ka ndikuar që ai të kaloj zyrtarisht nga GUXO në LVV dhe të jetë pjesë e kandidatëve të partisë së Albin Kurtit.
Veriu.info mëson se zyrtarizimi i kalimit të Nasuf Bejtës nga GUXO në LVV, pritet të bëhet së shpejti.