Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

EKSKLUZIVE – Gjykata Supreme: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese (Vendimi i plotë)

15/07/2025 - 17:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
EKSKLUZIVE – Gjykata Supreme: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese (Vendimi i plotë)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës sot ka vlerësuar se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Në një vendim të marrë lidhur me Udhëzimi Administrativ nr. 01/2025 për arkat fiskale digjitale, të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, Supremja ka vlerësuar se “në përputhje me nenet 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat përcaktojnë se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit, si dhe se mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon në rast të zgjedhjes së tyre si deputetë të Kuvendit, gjykata vlerëson se ministri në detyrë përgjegjës për nënshkrimin e aktit nënligjor normativ të kontestuar i ka përfunduar detyrat me përfundimin e mandatit të Qeverisë dhe me momentin e nënshkrimit, përkatësisht publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”.

Në vendimin e plotë që ka siguruar Gazeta Online Veriu.info, me të cilin është shfuqizuar Udhezimi në fjalë, thuhet se në referim të kufizimeve të përcaktuara me nenin 31 të Ligjit për Qeverinë, Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, “duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”.

“Për gjykatën ishte i pakontestueshëm fakti se nga certifikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve, më datë 27.03.2025, ministri i MFPT Hekuran Murati figuron si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas nenit 71 të Kushtetutës, ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar. Pra, nxjerrja e Udhëzimit Administrativ nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese”, thuhet në vendim të siguruar nga Veriu.info.

Gjithashtu thuhet se Gjykata nuk ka vlerësuar pretendimet dhe argumentet e tjera, “duke konsideruar se mungesa e autorizimit ligjor dhe mungesa e kompetencës funksionale për nxjerrjen dhe publikimin e aktit nënligjor normativ, përbëjnë shkelje të dispozitave ligjore dhe kushtetuese”.

“Prandaj, përderisa akti i kontestuar është nxjerrë nga një autoritet i paautorizuar dhe në mungesë të kompetencës ligjore, si dhe është në kundërshtim me parimet e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, Gjykata vlerëson se akti i kontestuar duhet të shfuqizohet si i kundërligjshëm dhe në shkelje të dispozitave kushtetuese”, thuhet në vendim.

Udhëzimi në fjalë ishte nënshkruar nga Murati më 15 prill 2025, pas përfundimit të mandatit të qeverisë dhe pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare.

Ky udhëzim kishte për qëllim zëvendësimin e sistemit të arkave fiskale me një sistem të ri dixhital të raportimit, me afat zbatimi deri më 15 qershor 2025.

Veriu.info kishte raportuar për këtë çështje edhe më herët dhe kaosin që ishte krijuar përmes këtij udhëzimi administrativ.

‘Hallakamë’ me udhëzimin e ri të Muratit, bizneset e reja pa arka fiskale – Abonimet nga gjithë Kosovë tash bëhen vetëm në Pejë, “Enternet” dhe “Service Global Eu” flasin për Veriu.info

Megjithatë, Ministria e Financave nuk kishte ndërmarrë hapa për zbatimin e këtij projekti, duke shkaktuar paqartësi dhe kaos në treg.

Veriu.info sjellë më poshtë vendimin e plotë:

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
Lajme

Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor

24/12/2025 - 15:48
Komandanti i KFOR’it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasin për sigurinë në Kosovë e rajon
Kryesore

Komandanti i KFOR’it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasin për sigurinë në Kosovë e rajon

24/12/2025 - 15:44
Aktakuza për pengim të drejtësisë, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Kryesore

Aktakuza për pengim të drejtësisë, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt

24/12/2025 - 14:59
Zelensky zbulon 20 pikat “Planit të Paqes” për herë të parë zyrtarisht
Lajme

Zelensky zbulon 20 pikat “Planit të Paqes” për herë të parë zyrtarisht

24/12/2025 - 14:23
Abdixhiku: Plani jonë parasheh plot 1.5 miliardë euro për Kryeqytetin
Lajme

Abdixhiku: Plani jonë parasheh plot 1.5 miliardë euro për Kryeqytetin

24/12/2025 - 14:06
Loni Dekor lanson me sukses AI – Intelegjencën artificiale të parë të brendshme
Lajme

Loni Dekor lanson me sukses AI – Intelegjencën artificiale të parë të brendshme

24/12/2025 - 13:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë