Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive | Grenell: ShBA qe 35 vite kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin, vetëm me Kurtin raportet janë në krizë

06/01/2025 - 20:11
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive | Grenell: ShBA qe 35 vite kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin, vetëm me Kurtin raportet janë në krizë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “janë në krizë dhe partizane, me Albin Kurtin kryeministër”.

Kështu ka thënë në një deklaratë ekskluzive për Nacionale, i emëruari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell.

Dhe jo vetëm me ShBA-në në krizë, thotë ai, por edhe me Bashkimin Evropian.

Grenell thekson se prej presidentit të parë kosovar, Ibrahim Rugovës e te kryeminstri i fundit para qeverisë së Vetëvendosjes, Avdullah Hotit, marrëdhëniet kanë qenë bipartizane, me marrëdhënie “të shkëlqyeshme” si nga administrat Republikane e te ato Demokrate.

Por, jo edhe me Kurtin, sipas Grenellit.

Ky i fundit dy palë zgjedhje radhazi ka marrë anën e Demokratëve: përkatësisht më 2020’ën ku kishte dalë me videoadresim në mbështetje të Joe Biden, si dhe më 2024’ën ku kishte marrë pjesë në Konventëm e Demokratëve kur Kamala Harris mori kandidaturën për të garuar në zgjedhjet presidenciale.

“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA (edhe Kosovë – BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër”, tha Richard Grenell për Nacionale.

Hiç më larg se sot Kurti u pyet në një intervistë për atë nëse bagazhi i raporteve të këqija të tij me Richard Grenell dhe Republikanët do të vazhdojë të rëndojë marrëdhëniet me të ardhë Administra Trump.

“Jo”, tha Kurti, teksa e ndërlidhi shpresën se marrëdhëniet me ShBA-në do të jenë të mira duke e bazuar në atë se vendi shpenzon më shumë se 2% të GDP-së në mbrojtje – anipse vendi s’është në NATO dhe s’është kriter për Kosovën.

“Marrëdhënie të shkëlqyera”, i përkshkroi Kurti vendit, dhe ato jo vetëm në diplomaci “por edhe në mbrojtje dhe zhvillim” duke përmenduar blerje të armëve, siç janë Javelin-ët.

“Nuk shoh kurrfarë vështirësish për marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, që janë partneri ynë kryesor. Unë nuk besoj që do të ndikojnë në raportet tona”.

“Ish-emisari Grenell ka detyrë për Korenë e Jugut (Korrigjim: Kore të Veriut), Venezuelën dhe misione të posaçme, është e rëndësishme çfarë emërime të reja do të ketë në administratë”, tha Kurti.

Vetëvendosja me ndjenja të përziera për Grenell…

Hiç më larg se kohëve të fundit akterë të Vetëvendosjes sërish – ndonëse fillimisht heshtën – nisën një lloj ‘sulmesh’ të reja ndaj Richard Grenell, duke e bërë këtë fundit “pishmanli” për kritikat dhe qasjen e ashpër ndaj Kurtit.

Thanë se i kishte fshirë tweet-at kundër Kurtit – ta zëmë, sipas Haxhi Avdylit – ngase e ka parë “që Albini është aleat i besueshëm i ShBA-së” e madje edhe “Trump i Kosovës”.

Lajme të tilla të titulluara si “Grenell fshiu të gjitha shkrimet për Kurtin” qarkulluan me të madhe në rrjete sociale si brum propagande me mijëra profile e grupa që shpërndajnë përmbajtje pushteti.

Richard Grenell në fakt ka sistem automatik të fshirjes së përmbajtjeve të vjetra çdo katër muajsh në profilin e tij në “X” (ish-Twitter).

Nacionale raportoi para tre javësh se Grenell fushëveprim do ta ketë edhe Ballkanin në postin e tij të ri të emëruar nga Donald.

Pas enlistimit zyrtar të Richard Grenell si “Emisar Presidencial për Misione të Posaçme” nga Donald Trump, fushëveprimi i tij i gjerë “do të përfshijë edhe Ballkanin”, pati kuptuar Nacionale.

Specifikisht, “dialogu për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” – kupton gazeta.

“Mandati i tij…do të përfshijë edhe Ballkanin. Grenell ekipin do ta ketë me bazë në Shtëpinë e Bardhë”, na patën thënë nga ekipi tranzicional i Trump.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami: Do të marrim pjesë në çdo seancë konstituive
Lajme

Bajrami: Do të marrim pjesë në çdo seancë konstituive

04/07/2025 - 14:54
LDK-ja dorëzon lëndë në Kushtetuese për bllokadën në Kuvend
Lajme

LDK-ja dorëzon lëndë në Kushtetuese për bllokadën në Kuvend

04/07/2025 - 14:52
Koci: Krejt ju tifozët e zjarrtë të partisë dhe liderit, mos i rrënoni urat, jeta është e gjatë!
Lajme

Koci: Krejt ju tifozët e zjarrtë të partisë dhe liderit, mos i rrënoni urat, jeta është e gjatë!

04/07/2025 - 14:43
Ramadani: Gjatë viteve të fundit ka pasur humbje të shumë mundësive për partneritet special me SHBA!
Lajme

Ramadani: Gjatë viteve të fundit ka pasur humbje të shumë mundësive për partneritet special me SHBA!

04/07/2025 - 14:26
Emisari francez: Duhet të kapërcehen tensionet e së kaluarës, ka dallime mes vendeve të rajonit në përparimin drejt BE-së
Lajme

Emisari francez: Duhet të kapërcehen tensionet e së kaluarës, ka dallime mes vendeve të rajonit në përparimin drejt BE-së

04/07/2025 - 14:22
Shkon në 27 numri i të lënduarve nga shpërthimi i fuqishëm në Romë, mes tyre policë dhe zjarrfikës
Lajme

Shkon në 27 numri i të lënduarve nga shpërthimi i fuqishëm në Romë, mes tyre policë dhe zjarrfikës

04/07/2025 - 14:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Flet avokati i Thaçit, pasi Kurti aludoi se ish-presidenti jep instruksione politike nga Haga

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Përfundon me të lënduar një përleshje familjare në Mitrovicë – arrestohen 4 persona, 2 përfundojnë në ndalim 48 orë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë