Një plagosje ka ndodhur sonte rreth orës 23:00 në lagjjen Arbëria (ish Dragodan) të Prishtinës.
Veriu.info mëson se i plagosuri është Behar Halili i njohur me nofkën Arusha, i cili po trajtohet në QKUK.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se i dyshuar për plagosjen është Erjon Hasani, i cili tashmë është dorëzuar në stacionin policor të Vushtrrisë.
I dyshuari dhe i plagosuri mësohet se kanë pasur probleme edhe në të kaluaren.
Ndryshe, Behar Halili ka të kaluar problematike, pasi ishte edhe në disa raste tjera, përfshirë këtu edhe një gjuajtje me armë të ndodhur në vitin 2024, ku ishte i përfshirë edhe Mentor Beqiri e Ismet Osmani – Curri.