Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Ish-Miss Kosova viktimë e dhunës në familje, denoncon ish-bashkëshortin në Polici

10/02/2024 - 16:46
në Lajme, ShowBiz
A A
Ekskluzive: Ish-Miss Kosova viktimë e dhunës në familje, denoncon ish-bashkëshortin në Polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre. Nga këto situata nuk kursehen as fytyrat publike dhe gratë që janë me ndikim në shoqëri. Ndihmën e Policisë së Kosovës e ka kërkuar dje edhe një figurë e njohur e showbizit shqiptar.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për ish-Miss Kosovën, Drenusha Latifi, e cila ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Latifi është ankuar tek organet e rendit se ish-bashkëshorti vazhdimisht e shqetëson dhe e përcjell nga mbrapa, duke ngjallur tek ajo frikë dhe shqetësim.

Bazuar në dëshminë e 38-vjeçares, Kardesh e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do ta vrasë, gjë që ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek ajo dhe për këtë është detyruar të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari Atilla Kardesh është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se ish-çifti Drenusha dhe Atilla i dhanë fund lidhjes së tyre vitin e shkuar pas 10 vitesh martesë. Nga martesa e tyre ata kanë dy fëmijë të përbashkët, një vajzë dhe një djalë.

Përpos e njohur si më e bukura e Kosovës, Drenusha Latifi kishte sfiduar veten edhe në muzikë, por që ka kohë që është tërhequr nga skena.

Ajo i është përkushtuar tërësisht familjes dhe ka vazhduar jetën e saj në Malmo të Suedisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut më 2023 mori 2 mijë e 851 euro nga “Integra”, OJQ-së bashkëhartuese e ekspozitës skandaloze

Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut më 2023 mori 2 mijë e 851 euro nga “Integra”, OJQ-së bashkëhartuese e ekspozitës skandaloze
29/03/2026 - 00:07

Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut, Berita Abazi, del se ka pranuar 2 mijë e 851 euro nga organizata joqeveritare “Integra”, OJQ kjo e cila ishte bashkëhartuese e ekspozitës...

Më shumëDetails

Lushtaku i reagon Shkëlzen Gashit për ekspozitën me shumë të pavërteta, ja çka i thotë

Lushtaku i reagon Shkëlzen Gashit për ekspozitën me shumë të pavërteta, ja çka i thotë
28/03/2026 - 23:05

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar 147 civilët e vrarë e të masakruar nga forcat serbe në Izbicë të kësaj komune. Me këtë rast, ai i reagoi...

Më shumëDetails

Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urgjencën e Vushtrrisë

Sulmohet një mjek në QKMF-në e Suharekës
28/03/2026 - 22:59

Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrri, ku një foshnjë pesëmuajshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Urgjencës. Ngjarja raportohet se ka...

Më shumëDetails

Ekspozita për masakrat, Maliqi: Gashi është sharlatan, të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi

Ekspozita për masakrat, Maliqi: Gashi është sharlatan, të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi
28/03/2026 - 22:53

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke reaguar lidhur me ekspozitën në Prishtinë për masakrat në Kosovë, ka thënë se Natasha Kandiq drejtuese e Fondit për të Drejtën...

Më shumëDetails

Autori i ekspozitës skandaloze, Shkëlzen Gashi, më 2015 fyente edhe figurën e Isa Boletinit: Është personalitet tragjikomik, ai ka qenë mercenar

Autori i ekspozitës skandaloze, Shkëlzen Gashi, më 2015 fyente edhe figurën e Isa Boletinit: Është personalitet tragjikomik, ai ka qenë mercenar
28/03/2026 - 22:45

Ekspozita e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” ka nxitur reagime të shumta pasi si e tillë doli skandaloze pasi kishte gabime të mëdha. Por kjo nuk është...

Më shumëDetails

Irani “pranon të lejojë anijet pakistaneze të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit”

Irani “pranon të lejojë anijet pakistaneze të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit”
28/03/2026 - 22:26

Irani raportohet se ka rënë dakord të lejojë edhe 20 anije të tjera me flamur pakistanez të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Ishaq Dar, zëvendëskryeministër dhe ministër i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kompania e Fatmir Zymberit, JYSK mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Operacioni “Epic Fury”: SHBA-ja godet objektiva strategjike në Iran

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut pasi Kuvendi e financoi ekspozitën me gabime të Shkëlzen Gashit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë