Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që u intervistuan për rastin ‘Avicena’, dy pronarë dhe dy persona zyrtarë

11/10/2024 - 10:05
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që u intervistuan për rastin ‘Avicena’, dy pronarë dhe dy persona zyrtarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

rimet Ekonomike kanë zhvilluar të enjten aksion në shumicën e pikave të rrjetit të laboratorëve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike. 19 lokacione u mbyllën, 5 rezultuan që s’janë aktive, ndërsa 9 të tjera do të vazhdojnë punën me masat e shqiptuara.

Kush janë personat që u intervistuan dhe cilat janë dyshimet e ngritura?

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, si të dyshuar për rastin janë intervistuar katër persona.

Nga ky institucion shëndetësor si të dyshuar për rastin janë Amar Shuki, Driton Shuki dhe Alban Shuki, dy prej të cilëve janë shoqëruar në Polici dhe janë intervistuar nga hetuesit.

Ndërsa në cilësinë e personave zyrtarë janë intervistuar Ragip Hyseni – zyrtar i MSH-së dhe Isak Shabani – ish zyrtar i MSH-së.

Pas përfundimit të procedurave, të njëjtit janë lënë të lirë, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë.

Siç ka mësuar Sinjali, në dosjen për këtë rast thuhet se hetimet kanë filluar qe disa muaj dhe kanë përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore që kanë rezultuar me sigurimin e provave për veprimtari të kundërligjshme.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se pronarët e ‘Avicenca KS’, dyshohet se kanë nxjerrë raporte të analizave mjekësore dhe certifikata për patentë shofer jashtëligjshëm, ku si rrjedhojë janë prodhuar dokumentet që nuk kanë pasur të dhëna të sakta.

Për pasojë, dosja e hetimit thekson se me lëshimin e raporteve të tilla, është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, të cilët janë pajisur me këto raporte.

Ndryshe, gjatë kontrolleve në 36 lokacione, si prova materiale, janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme, njoftoi sot Policia.

JU REKOMANDOJMË

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin e administrimit të drejtësisë

Apeli i Speciales ua lejon Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nga 7 mijë fjalë për ankesat ndaj aktgjykimit dënues
15/11/2026 - 08:57

Pasnesër me 17 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në...

Më shumëDetails

Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
15/11/2026 - 08:39

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, ditën e djeshme rreth orës 17;00, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Në vendin e ngjarjes kanë...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti sot me diell dhe me vranësira
15/11/2026 - 08:09

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit por i ftohtë. Gradualisht gjatë ditës pritet të arrijë një tjetër sistem i paqëndrueshëm, i...

Më shumëDetails

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici
14/11/2026 - 23:02

Një mosmarrëveshje për 400 euro ka përfunduar në Polici mes dy familjarëve në Lipjan. Sipas raportimit të Sinjalit, bëhet fjalë për M.G., 68-vjeçar, dhe L.G., 47-vjeçare, të cilët...

Më shumëDetails

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë
14/11/2026 - 22:27

Një nënë e një vajze, që vuan nga fibroza cistike, i ka drejtuar një letër publike ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes së cilës kërkon sigurimin e terapisë...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim
14/11/2026 - 22:03

Në një reagim në rrjetin social Facebook, ku ka kujtuar rrugëtimin historik të Kosovës, rolin e liderëve dhe sakrificat për liri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë