Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Ministrisë së Rozeta Hajdarit ia zhvati afër 600 mijë euro mashtruesi polak Tomasz Tokarski

24/08/2023 - 17:27
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Ministrisë së Rozeta Hajdarit ia zhvati afër 600 mijë euro mashtruesi polak Tomasz Tokarski
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Historia e mashtrimit i ngjan filmit “Catch Me If You Can” (Kapëm nëse mundesh), që rolin kryesor e ka aktori, Leonardo DiCaprio, që falsifikon diplomën e doktorit, avokatit e pilotit.

Historia është e ngjashme me pronarin e kompanisë “Xanto Sp. z o.o”, i quajtur Tomasz Tokarski, që ka mashtruar një shtet, duke ia zhvatur paratë për 200 mijë litra vaj e 120 mijë kilogram sheqer, që sipas Prokurorisë vlera e tyre është afër 600 mijë euro, pa e llogaritur edhe vlerën e 52 tonë grurë.

Kosova kishte paguar 120 mijë kilogramë sheqer dhe 200 mijë litra vaj te një kompani polake e quajtur “Xanto Sp. z o.o”. Por as vaji e as sheqeri nuk erdhën kurrë. Sipas një hulumtimi që ka kryer Albanian Post e gjithë skema është një mashtrim dhe shteti i Kosovës ka rënë në grackën e një mashtruesi i quajtur Tomasz Tokarski, që është edhe pronari i kompanisë “Xanto Sp.z.o.o”.

Tokarski mashtron që është një biznesmen dhe investitor. Ai ka hapur një kompani në Poloni ku ka kërkuar nga qytetarët që të investojnë në një produkt, që sipas tij, shëron kancerin. Kompania “Xanto Sp. z o.o”, nuk është e specializuar për transportin e produkteve, por pandeh që ka shpikur një bari që shëron kancerin.

Produkti quhet Humulus lupulus, që Tokarski e proklamon si bimë shëruese.

Ai përmes disa shkrimeve që i ka publikuar në media me pagesë, shpjegon se investimi në këtë bimë për një kohë të shkurtër kthehet në disa fish.

Dhe kjo Tokarskit i ka funksionuar dhe ka arritur t’i mashtrojë shumë qytetarë polakë, që kanë investuar shuma të mëdha parash, por që nuk i kanë marrë mbrapsht asnjëherë.

Mediumi Newsbeezer.com përmes një shkrimi të gjatë ka diskutuar me disa nga personat që janë mashtruar nga Tokarski.

Ata e përshkruajnë Tokarskin si një mashtrues që ju ka premtuar kthimin e investimeve, por që kjo nuk ka ndodhur.

“Shumë e përsërisin shprehjen: nëse një ofertë investimi duket shumë e mirë, ajo duhet të shmanget. Ky rregull nuk u ndoq nga disa qindra polakë të cilët investuan në kompaninë polake XANTO. Produkti i tij kryesor është Humulus lupulus, cili është quajtur “mbreti i antioksidantëve” .

Tokarski kishte proklamuar se duhet të jetë një investim i sigurt me një garanci që fitimi do të jetë dy herë më i madh”, nis shkrimi i mediumit për mashtrimin e personit që ia zhvati Kosovës afër 600 mijë euro dhe nuk ia solli 120 mijë kilogram sheqer dhe 200 mijë litra vaj për rezervën shtetërore.

Newsbeezer ka kontaktuar edhe me pronarin e kompanisë XANTO Tomasz Tokarski.

“President i Xanto në një bisedë telefonike tha se nuk ka shumë kohë për shkak të qëndrimit jashtë vendit dhe se do t’i përgjigjet me email pas kthimit nga delegacioni. Deri në publikimin e këtij shkrimi, ai nuk është përgjigjur”, vazhdon shkrimi.

Mediumi Newsbeezer ka folur me disa nga të mashtruarit që kanë treguar se investimet e tyre nuk u janë kthyer kurrë dhe kanë angazhuar avokat për t’i kthyer të hollat e tyre.

Tokarski është siguruar që mashtrimi i tij është bindës, duke paguar media që t’i publikojnë shkrime se produkti i tij është i së ardhmes dhe investimi në të është fitimprurës.

Në shkrimin e sponzorizuar nga Tokarski produkti që promovon kompania XANTO konsiderohet natyral dhe shumë efikas në shërbimin e sëmundjeve.

“Hopi i zakonshëm ( Humulus Lupulus) është përdorur në mjekësi për shekuj – shpjegon Tomasz Tokarski, President i Bordit Drejtues të Xanto, një kompani polake e cila është e vetmja e licencuar në botë e një patente për një teknologji unike të marrjes së xanthohumol me pastërti maksimale të mundshme”, thuhet në shkrimin e botuar, që reklamon produktin e kompanisë mashtruese.

Albanian Post ka dërguar pyetje në adresën e XANTO-së duke i pyetur se kur do ta sjellin sheqerin dhe vajin në Kosovë, por që nuk janë përgjigjur.

Tomasz Tokarski po ashtu në vitin 2013 përmes një projekti kishte tentuar që t’i bind biznesmenët që të investojnë për transmetimin e filmave në kinema në 6D, por edhe ky projekt si të tjetër i kishte dështuar.

Tokarski, sipas avokatit Mahmut Halimi që përfaqëson Ridvan Muharremin, ishte edhe në Kosovë, por organet ligjzbatuese nuk kanë ndërmarr asnjë veprim. Pak a shumë historia është si në filma, personi që ka zhvatur mallin e rezervës qëndroi në Kosovë dhe shpëtoi pa therrë në këmbë.

AP ka dërguar pyetje edhe në Prokurorinë Speciale, për ta marrë një qëndrim në lidhje me pronarin e kompanisë XANTO, por që nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

AP nga burime brenda Organeve të Drejtësisë merr vesh se më vonë Ministria e Rozeta Hajdarit përkundër përpjekjeve nuk ka arritur t’i bie në kontakt pronarit të kompanisë XANTO.

Nga ky skandal tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe iu është caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata, për shkak të anashkalimit të procedurave ligjore për blerjen e rezervave shtetrore.

Nga Prokuroria Speciale akuzohen dy zyrtarë të MINT drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetrore, Hafiz Gara, Drejtori i Integrimeve Evropiane, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, afarist.

Organi i Akuzës i ngarkon Garën e Lipovicën se kanë anashkaluar ligjin e Prokurimit Publik kur kanë kërkuar që malli të blihet pa procedura, por me negocim.

Prokuroria në Dosje thotë se buxheti i Kosovës është dëmtuar 600 mijë euro si shkak i mos ardhjes së vajit, sheqerit dhe 52 tonë grurë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com

JU REKOMANDOJMË

Ish këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, për Vjosa Osmanin: Po kujton që është në betejë me Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën e këta

Ish këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, për Vjosa Osmanin: Po kujton që është në betejë me Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën e këta
06/03/2026 - 22:40

Ish këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka...

Më shumëDetails

Matoshi – Osmanit: Si me ta pasë me borxh, moj motër, kurrë nuk the faleminderit që të bëri Albini presidente

Matoshi – Osmanit: Si me ta pasë me borxh, moj motër, kurrë nuk the faleminderit që të bëri Albini presidente
06/03/2026 - 22:21

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka dal kundër presidentes Vjosa Osmanit. Sipas saj Kurti nuk i ka borxh që ta bëj sërish presidente. “Po du presidente. Ani, e...

Më shumëDetails

Leavitt: SHBA-së i duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

Leavitt: SHBA-së i duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin
06/03/2026 - 21:48

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka bërë të ditur sot se Shtetet e Bashkuara presin që t’i arrijnë objektivat e Operacionit “Epic Fury” kundër Iranit brenda...

Më shumëDetails

Buzhala për Kurtin: Nese Andinit ja permendke emnin e babes patriot, pse nuk ia permendke edhe Fatmires emnin e nanes serbe e babes shef te UDB’se per Peje?

Buzhala për Kurtin: Nese Andinit ja permendke emnin e babes patriot, pse nuk ia permendke edhe Fatmires emnin e nanes serbe e babes shef te UDB’se per Peje?
06/03/2026 - 21:36

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ndaj deklaratës sé Albin Kurtit kur tha se kishte propozuar për president Andin Ukshin Hotin, ku theksonte emrin e intelektualit Ukshin Hoti. Buzhala...

Më shumëDetails

Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta

Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta
06/03/2026 - 21:24

Banka Qendrore e Kazakistanit ka ndarë një buxhet prej rreth 350 milionë eurosh për të investuar në kriptovaluta, ka bërë të ditur guvernatori Timur Suleimanov të premten. “Aktualisht...

Më shumëDetails

Sulm masiv amerikano-izraelit në rajonin Ilam të Iranit – goditi mbi 200 objekte

Sulm masiv amerikano-izraelit në rajonin Ilam të Iranit – goditi mbi 200 objekte
06/03/2026 - 21:13

Një sulm ajror masiv goditi më shumë se 200 objekte në rajonin Ilam të Iranit. Sulmet shkatërruan bazat dhe pozicionet e forcave të shtypjes së regjimit në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Albin Kurti bën një veprim të qëlluar në Prekaz, nuk përdorë homazhet për deklarim politike

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Osmani fton në takim nga ora 13:00 liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Nuk mbledh mend “Aurora Group”: pas uzurpimit të parkingut publik, komuna ia gjen vendpunishten të mbushur me mbeturina si në “Kandahar”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjykata merr vendim për Mossin dhe dy të tjerët për sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë