Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

12/08/2025 - 17:53
në Kryesore, Lajme
A A
EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga rasti tragjik me tri viktima ka ndodhur të dielën në Gjilan. Aty ka mbetur i plagosur rëndë edhe Bujar Hoxha. I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra. Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti. Por, pavarësisht kallëzimit penal, Shkodra u la i lirë.

Si shpërtheu konflikti?

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha.

Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person.

Por gjithçka merr një kthesë të errët në një takim.

Takimi ishte thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail Shkodrën për një bisedë “miqësore”.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, Mefail Shkodra kishte kërkuar kategorikisht që Bujar Hoxha të mos jetë prezent, për shkak të procedurës penale në vazhdim.

Edmondi u dakordua. Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij.

Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit.

Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmond Selmanit që t’i ndalojë të hyjnë në lokal, duke theksuar se ndodhen në mes të një procesi penal.

Ai çohet për të kontaktuar policinë. Sipas burimeve, Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.

Takimi ishte thirrur me kërkesën e Edmond Hasanit, pasi përmbaruesi kishte bllokuar llogaritë bankare të Bujar Hoxhës –për një borxh të papaguar për veturën Audi Q5, të blerë nga vetë Mefaili.

Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa drastike, duke suspenduar katër zyrtarë policorë, mes tyre: Bekim Sabedini, Metush Arifi, Ardian Demiri dhe Shaban Hajdaraj. Bekim Sabedini dhe Metush Arifi janë parë në shoqërinë e Albert Rexhepit i njohur si Albert Malisheva, icili në vitin 2024 ishte burgosur pastaj ishte lene në arrest shtëpiak për fajde, e Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonisin ishin në paraburgim për këtë rast.

Kush janë viktimat?

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Insajderi, Bujar Hoxha është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Burime të afërta bëjnë të ditur se thelbi i konfliktit që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha.

Në prill të këtij viti, Bujar Hoxha kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën për fajde. Prokuroria Speciale konfirmoi se Hoxha kishte dorëzuar edhe një kallëzim penal ndaj Shkodrës.

Fajdexhiu nga Gjilani, pasi ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, ishte lënë i lirë në procedurë të rregullt.

Konflikti që përfundoi tragjikisht nisi pas denoncimit që Hoxha i bëri në polici Shkodrës.

Aktualisht, Bujar Hoxha po trajtohet në QKUK, gjendja e tij është e stabile.

Viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde.

Fotografia e personit të vrarë, Edmond Hasani.

I dyshuari për vrasjen është Mefail Shkodra, i cili aktualisht është në arrati.

Në fotografi, Mefail Shkodra, personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë.

JU REKOMANDOJMË

36’shja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi: Qytetarët po e konfirmojnë besimin në LDK dhe programin qeverisës
Lajme

36’shja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi: Qytetarët po e konfirmojnë besimin në LDK dhe programin qeverisës

20/12/2025 - 10:42
Ish-ministri Reçica: Lëvizja Vetëvendosje po i përdor politikat sociale si karrem fushate
Lajme

Ish-ministri Reçica: Lëvizja Vetëvendosje po i përdor politikat sociale si karrem fushate

20/12/2025 - 10:24
Katër punëtorë nga Kosova kapen duke punuar pa dokumente në Zvicër, lëshohet urdhri për dëbim
Lajme

Katër punëtorë nga Kosova kapen duke punuar pa dokumente në Zvicër, lëshohet urdhri për dëbim

20/12/2025 - 10:11
Policia publikon pamje nga aksioni i sotëm ndaj kontrabandimit me armë e municion (VIDEO)
Kryesore

Bie në pranga i kërkuari me dy urdhëresa të gjykatës, përfundon në Burgun e Hajvalisë

20/12/2025 - 09:20
Kurti harron ikjen e kosovarëve: Kemi saldues nga Pakistani, ekonomia jonë po rritet, nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore
Kryesore

Kurti harron ikjen e kosovarëve: Kemi saldues nga Pakistani, ekonomia jonë po rritet, nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore

20/12/2025 - 02:27
Gorani për përzierjen e Kurtit në Maqedoni: Poshtërsi e paftyrësi ma të madhe s`kam pa
Lajme

Gorani: Sa mundet macja me u largu prej përsheshi, aq mundet me u ndryshu sistemi politik

20/12/2025 - 02:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndahet nga jeta zyrtari policor Albion Maxhuni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë