Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

05/09/2025 - 14:46
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy personave për një sërë veprash penale, ku njëri prej tyre dyshohet se ka marrë pjesë në rrahjen e Liridon Osmanit që ka ndodhur më 20 maj 2025, raporton Veriu.info.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve në fshatin Ropicë të Vushtrrisë janë gjetur telefona, ku pas hapjes së tyre shihen shumë armë, përfshirë edhe armë me silenciator.

Veriu.info mëson se personat e paraburgosur janë vëllezërit Kreshnik Maloku dhe Krenar Maloku.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, kërkesë për caktimin e paraburgimit  kundër të dyshuarve K.M., dhe K.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“, ndërkaq K.M., dyshohet edhe për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“.

Me datë 20 maj 2025 rreth orës 08 e 55 minuta në Vushtrri, saktësisht në parkingun e një kopshti fëmijësh, i pandehuri K.M., bashkë edhe me persona tjerë, të njëjtit me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin me anë të shufrës metalike, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit L.O., ashtu që në momentin që i dëmtuari del nga automjeti për ta dërguar vajzën në kopsht, e godasin në kokë, këmbë dhe pjesë të ndryshme të trupit, dhe pastaj largohen në drejtim të panjohur me motoçikleta”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria bënë të ditur se të dyshuarve K.M., dhe K.M., gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre në fshatin Ropicë të Vushtrrisë u janë gjetur elektroshok, sprej dhe telefona, të cilët pas hapjes, në ta shihet një numër i madh i armëve, armë të gjata, armë të shkurta, armë me silenciatorë, snajperë, pistoleta, sasi e konsiderueshme e municionit, gjithashtu gjatë shikimit të telefonave  janë parë video ku të njëjtit shihen duke gjuajtur me armë, të gjitha këto veprime në kundërshtim me Ligjin mbi armët.

“Madje, në një nga fotot e nxjerra nga i pandehuri K.M., i njëjti shihet duke shënjestruar me anë të revoles automjetin e policisë nga automjeti i tij”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Bëhet e ditur se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është aprovuar dhe dy të dyshuarve K.M., dhe K.M., u është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji.

Veriu.info sot ka raportuar se Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 1 muaji policit Murat Latifi, i cili dyshohet për dhënie të informatave zyrtare Kreshnik Malokut nga fshati Ropicë dhe ndihmë në largimin e tij nga shtëpia në drejtim të Prishtinës.

Ekskluzive: 30 ditë paraburgim policit Murat Latifi, dha informata dhe ndihmoi në largimin e të pandehurit Kreshnik Maloku, familjarit të familjes Gërbeshi

Siç mëson Veriu.info Kreshnik dhe Krenar Maloku janë nipa të familjes Gërbeshi nga Vushtrria, anëtarët e së cilës Liridon Osmani i kishte akuzuar se kanë dorë në rrahjen ose porositjen e personave në rrahjen e tij më 20 maj.

Foto: Kreshnik Maloku
Foto: Kreshnik Maloku

Njëri prej dy vëllezërve Maloku po dyshohet se bashkë me persona tjerë kanë rrahur Liridon Osmanin më datë 20 maj 2025 para një kopshti fëmijësh në Vushtrri.

Veriu.info asokohe kishte zhvilluar një intervistë me të dëmtuarin Liridon Osmani, i cili kishte bërë akuza të drejtpërdrejta edhe ndaj zyrtarëve policor të Vushtrrisë, duke pretenduar se shumë prej tyre punojnë për familjen Gërbeshi, për të cilin Liridon Osmani drejtonte akuza së kanë dorë në rrahjen e tij. Madje, disa prej anëtarëve të kësaj familje ai thoshte se i ka denoncuar në polici për kërcënim para rrahjes.

JU REKOMANDOJMË

Hamza i bindur se qeverinë e ardhshme e bën ish-opozita
Lajme

Hamza i bindur se qeverinë e ardhshme e bën ish-opozita

24/12/2025 - 00:04
Rrezarta Krasniqi: Vushtrria frymon me LDK-në dhe numrin 123
Lajme

Rrezarta Krasniqi: Vushtrria frymon me LDK-në dhe numrin 123

23/12/2025 - 22:53
Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën
Kryesore

Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

23/12/2025 - 22:45
“Duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm”, Hamza flet për porositë amerikane (VIDEO)
Lajme

“Duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm”, Hamza flet për porositë amerikane (VIDEO)

23/12/2025 - 22:43
Policia e Kosovës dhe AKI arrestojnë dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë, sekuestrohen 53 pasaporta
Lajme

Policia e Kosovës dhe AKI arrestojnë dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë, sekuestrohen 53 pasaporta

23/12/2025 - 22:39
Ofertimi i Kurtit për ta shkruar Draftin pas intervistës së Lajçak, Abdixhiku: Vonë, shumë vonë, e pranove autonominë
Lajme

Abdixhiku për Kurtin: Ai nuk kupton çka flet, ndoshta telin din me lidh më mirë ama për ekonomi s’merr vesh

23/12/2025 - 22:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë