Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy biznesmenëve, Feim Pulaj e Bedri Batatina – dyshohet se tentuan të përfitojnë ilegalisht 2.8 milionë euro

20/02/2025 - 20:31
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy biznesmenëve, Feim Pulaj e Bedri Batatina – dyshohet se tentuan të përfitojnë ilegalisht 2.8 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy pronarëve të kompanive që dyshohet se janë përfshirë në përpjekjen për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 2.8 milionë euro nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet faturave fiktive.

Kësisoj kanë pushuar hetimet ndaj 13 zyrtarëve të ATK-së.

Veriu.info mëson nga burimet e saj se aktakuza është ngritur ndaj dy biznesmenëve Feim Pulaj dhe Bedri Batatina.

Pulaj është pronar i hotelit LakeSide ku kishte investuar para disa vitesh.

Pulaj dyshohej se kishte tentuar t’i shmangej tatimit në vlerë rreth 3 milionë euro.

Ndërkaq, ATK-ja ka thënë se aktvendimi konfirmon se Administrata ka arritur të parandalojë dëmin financiar prej 2.8 milionë eurove ndaj buxhetit të Kosovës.

“Në këtë drejtim, ATK riafirmon përkushtimin e saj për të bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë dhe për të përmbushur detyrimet e saj në procedurat gjyqësore ndaj të akuzuarve në këtë rast. Njëkohësisht, ne zotohemi se do të vazhdojmë luftën kundër çdo dukurie negative, duke përfshirë përpjekjet për të përfituar padrejtësisht nga buxheti i shtetit përmes faturave fiktive dhe çdo forme të mashtrimit fiskal. Gjithashtu, do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar praktikat e paligjshme që dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe besimin e qytetarëve në sistemin tatimor”, thuhej në njoftim.

Pulaj ka në pronësi edhe kompaninë private “BluePlan Kosovo AG”. Kjo kompani merret me ndërtimin e objekteve banesore, kryesisht në Komunën e Prizrenit.

Në vitin 2020, Feim Pulaj i përvetësoi 100 për qind të aksioneve të kompanisë telekomunikuese “Advan Tech”.

Kurse biznesmeni i dytë ndaj të cilit u ngrit aktakuzë është Bedri Batatina.

Tags: Feim Pulaj

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit
09/03/2026 - 21:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se vendimi nuk ka qenë dëshirë e saj, por një detyrim kushtetues, shkruan Insajderi....

Më shumëDetails

Deputeti i “Guxo” Fatos Geci – Vjosa Osmanit: Flas pas datës 4 prill kur viktimizimi të marrë fund

Deputeti i “Guxo” Fatos Geci – Vjosa Osmanit: Flas pas datës 4 prill kur viktimizimi të marrë fund
09/03/2026 - 20:56

Fatos Geci, deputet i “Guxo”, ka reaguar për situatën me Vjosa Osmanin. Deputeti Haxhi Avdyli, dha dorëheqje nga GUXO, pasi tha se është linçuar presidentja Vjosa Osmani. Sipas...

Më shumëDetails

24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit “për hatër” të Rashiqit, Ramosaj: Gjithçka pritet prej Kurtit

24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit “për hatër” të Rashiqit, Ramosaj: Gjithçka pritet prej Kurtit
09/03/2026 - 20:42

Deklarata e ministrit Nenad Rashiq, i cili tha se kryeministri Albin Kurti ia dha 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit “për hatër” të tij, ka nxitur reagime të...

Më shumëDetails

Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja për dekretin e Presidentes, Gjykata ia refuzoi

Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja për dekretin e Presidentes, Gjykata ia refuzoi
09/03/2026 - 20:36

Gjyqtari serb, Radomir Laban, ka kërkuar përjashtimin e tij nga vendimmarrja lidhur me Dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, për të cilin Gjykata Kushtetuese vendosi...

Më shumëDetails

E konfirmon Haradinaj, Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme

E konfirmon Haradinaj, Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme
09/03/2026 - 20:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër., Ai tha në “Frontal” të T7 se Gjini do t’i prijë listës,...

Më shumëDetails

VV reagon pas masës së përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit, ja çka thotë

VV reagon pas masës së përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit, ja çka thotë
09/03/2026 - 19:29

Shefja e GP të Lëvizes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka mirëpritur vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e nxjerrë nga Presidentja e vendit për shpërndarjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • VV reagon pas masës së përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit, ja çka thotë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë