Gazeta Online Veriu.info sot raportoi ekskluzivisht për arrestimin e serbit, Jugosllav Petroviq, për dyshimin e veprës penale grabitje.
Veriu.info mësoi nga burimet e saj se i njëjti dyshohet edhe për krime lufte në Kosovë.
Po ashtu pas një hulumtimi më të detajuar Veriu.info mëson se Petroviq si anëtar i xhandarmërisë serbe ishte dënuar në Serbi me burgim prej 3 vite e gjysmë në vitin 2023 për posedim të rreth një kilogram e gjysmë marihuanë të destinuar për shitje të mëtejshme.
Petroviq është shpallur fajtor sepse më 4 shkurt 2023 në një “Lada Niva”, në rrugën Save Kovaçeviq, mbante një qese plastike në të cilën gjendeshin 1.48 kilogramë marihuanë, të destinuara për shitje të mëtejshme.
Po ashtu në atë kohë raportohej për të se si anëtar i xhandarmërisë serbe kishte qenë nën pezullim nga puna për shkak të shkeljeve të mëparshme të disiplinës së punës.
Praktikisht i bie që i njëjti do të duhej të ishte në burg për vuajtje të dënimit, por ja që i njëjti u arrestua në Kosovë.
Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për grabitje, dyshohet edhe për krime lufte













