Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: U propagandua edhe krijimi i një organizate për njollosjen e UÇK-së, çka thuhet në aktakuzën për sulmin në Ibër-Lepenc?

09/12/2025 - 17:56
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja Ibër Lepenc: Agjenti serb furnizoi Serbinë me dokumente të KFOR-it dhe falsifikoi dosje për UÇK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc.

Të akuzuar janë: Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq.

Të njëjtit, sipas aktakuzës së Prokurorisë të cilën e ka siguruar Nacionale, thuhet se me mjet shpërthyes, kanë dëmtuar rëndë kanalin në Ibër-Lepenc.

“Të pandehurit Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq :Me datë 29.11.2024 rreth orës 18:50 në fshatin Varagë, komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit Ibër-Lepenc, infrastrukturë publike e cila shërben për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Kosovës dhe nevojat e Korporatës Energjetike të Kosovës për prodhimin e energjisë elektrike, të pandehurit, së bashku me disa persona të panjohur, pas një marrëveshje paraprake me qëllim të frikësimit serioz të popullësisë së vendit dhe rrezikimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, e kanë vendosur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit që shërben për përdorim ushtarak në brendësi të kanalit, përmes një çante të cilin e kishin lidhur me litar në shtyllë betoni, duke e pozicionuar atë në mënyrë që të shkaktoj dëmtim serioz të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe me energji elektrike, ku me atë rast të pandehurit përmes ndezjes së fitilit zjarrit-përcjellës me rindezje të ngadalshme e kanë aktivizuar lëndën shpërthyese duke shkaktuar shpërthim të fuqishëm që si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit e kanalit Ibër-Lepenc, është ndërprerë furnizimi me ujë për KEK-un, si dhe kanë rrezikuar edhe prodhimin e energjisë elektrike në nivel vendi, me çka këto veprime të pandehurit kanë shkaktuar rrezik seriz për jetën dhe sigurinë e popullësisë dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike të shtetit, ku në këtë rast të dëmturës Ibër-Lepenc i janë shkaktuar dëm 376 mijë euro. Me këtë të pandehurit kanë kryer veprën penale “Rrezikim i rendit kushtetues”, lidhur me veprën “Kryerja e veprës terroriste””, thuhet në aktakuzë.

Jovan Viçentijeviq, përveç sulmit terrorist, po dyshohet edhe për spiunazh. Ai kishte propaganduar edhe krijimin e një organizate kinse për çlirimin e trojeve shqiptare, për njollosjen e UÇK-së.

“I pandehuri Jovan Viçentijeviq, poashtu nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit të tij, në cilësinë e të rekrutuarit në një shërbim të huaj informativ, në këtë rast të Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, me gradën kolonel, ka vepruar dhe ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat t’i përdorë gjatë aktivitetet të tij kundërligjshëm në territorin e Kosovës dhe të njëjtat t’ua komunikojë këtij shërbimi, përmes vizitave dhe takimeve që ka realizuar në Serbi me zyrtarët e saj, të cilat informacione dhe dokumente i ka siguruar përmes spiunimit. Në kuadër të dokumentacioneve, që i pandehuri ka siguruar gjatë veprimtarisë së tij inkriminuese, janë dhe një dokument i klasifikuar si konfidencial prej 66 faqesh, për nevojat e operacioneve në teren, pastaj ka bërë vëzhgimin e lëvizjeve të ushtarëve amerikanë të KFOR-it, ka fotografuar bazën e Njësive Speciale të Policisë në Jasenovik, që gjendet në komunën e Zubin Potokut, e në veçanti i pandehuri me qëllim të krijimit të një narrative të dëmshme për Kosovën, në raport me bashkësinë ndërkombëtare, i njëtji përmes një dokumenti të modifikuar ka tentuar ta paraqes ekzistimin e një organizatë fiktive kinse për çlirimin e trojeve shqiptare e quajtur si “Komiteti Kombëtar për Lirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare”, duke e shoqëruar me disa fotografive të eprorëve të lartë të UÇK-së, me çka këto veprime seriozisht ka dëmtuar rendin juridik dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, si dhe ka rrezikuar jetën e zyrtarëve të saj”, thuhet në aktakuzë.

Të njëjtit, dyshohen edhe për armëmbajtje pa leje.

“Poashtu të pandehurit nga data e pacaktuar deri në arrestimin e tyre (të pandehurin Dragisha Viçentijeviq me datë 30.11.2024, kurse të pandehurin Jovan Viçentijeviq me datë 01.12.2024), në shtëpitë e tyre, njëra në Zubin Potok e tjetra në fshatin Prevllak, të po kësaj komune, gjatë kontrolleve nga ana e Policisë, u janë gjetur në posedim, pa autorizim, një sasi e konsiderueshme e armatimit luftarak, si armë e llojit kallashnikov AK-47, një numër të granatave të dorës BRM 75 dhe zolla, 500 fishekë, karikator, dhe pjesë të tyre, thika për armë të gjata, karikator pushke, maska, uniforma të shumta ushtarake të vendeve si Serbisë, Rusisë dhe shteteve të tjera, helmeta e gjësende. Me këtë të pandehurit kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi dhe posedim e armëve”, thuhet më tutje.

Raporti FBI

Është ngritur aktakuzë ndaj tre personave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit. Gazeta Nacionale ka siguruar aktakuzën. Në të ndër të tjera thuhet se, raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI, ka gjetur se mostrat e dheut të çizmeve të vëllezërve Viçentijeviç, përputheshin me dheun në Ibër-Lepenc.

“…nga të cilat mostra qartazi vërtetohet se në mes DHEUT të marr nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviç dhe mostrave të dheut të marra në vendin e ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc” nuk ka dhallueshmëri për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandeurit kanë kryer aktin terrorist.” – thuhet në aktakuzë.

JU REKOMANDOJMË

Kizilelma turke vendos standard të ri në dronët luftarakë
Lajme

Kizilelma turke vendos standard të ri në dronët luftarakë

09/12/2025 - 17:49
Këta janë shefat e MKRS-së së Çekut që po e mbrojnë me heshtje skandalin e pagesës së Drejtorit nga FC Vushtrria
HULUMTIME

Këta janë shefat e MKRS-së së Çekut që po e mbrojnë me heshtje skandalin e pagesës së Drejtorit nga FC Vushtrria

09/12/2025 - 17:46
Vuçiq: Do t’i kërkojë BE-së që të na pranojnë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë
Lajme

Vuçiq: Do t’i kërkojë BE-së që të na pranojnë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë

09/12/2025 - 17:26
“Ti nuk je numër, je emër”- Vazhdojnë pakënaqësitë në LDK, kësaj radhe për Arben Gashin
Lajme

“Ti nuk je numër, je emër”- Vazhdojnë pakënaqësitë në LDK, kësaj radhe për Arben Gashin

09/12/2025 - 16:59
Remi: KFOR dhe EULEX të inspektojnë menjëherë manastiret serbe në Kosovë për t’i çliruar nga armët dhe bandat terroriste
Lajme

Rrustem Mustafa i reagon Kurtit për pagën minimale- Pse veteranët e UÇK-së mbetet jashtë kësaj të drejte?

09/12/2025 - 16:51
Dosja Ibër Lepenc: Agjenti serb furnizoi Serbinë me dokumente të KFOR-it dhe falsifikoi dosje për UÇK-në
Kryesore

Dosja Ibër Lepenc: Agjenti serb furnizoi Serbinë me dokumente të KFOR-it dhe falsifikoi dosje për UÇK-në

09/12/2025 - 16:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    287 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • Nuk u fut në listë për deputet, reagon Xhafer Tahiri

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ekskluzive: Dosja e sulmit terrorist në “Ibër-Lepenc” – personi kryesor është kolonel i ushtrisë serbe

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Ti nuk je numër, je emër”- Vazhdojnë pakënaqësitë në LDK, kësaj radhe për Arben Gashin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Jeton Mehmeti akuzohet se përfitoi rreth dy milionë euro përmes mashtrimit, deklarohen dy nga të dëmtuarit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë