Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive| Veprimet e pakoordinuara në Veri ndikojnë për të keq në qëndrimin e Francës për heqjen e masave, Italia e Gjermania “pro”

17/10/2024 - 18:30
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive| Veprimet e pakoordinuara në Veri ndikojnë për të keq në qëndrimin e Francës për heqjen e masave, Italia e Gjermania “pro”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Italia e kryeministres Giorgia Meloni përkrah heqjen graduale të masave ndaj Kosovës. Gjermania e kancelarit Olaf Scholz është për heqje të masave, derisa theksojnë se për këtë gjë kërkohet unitet i plotë i 27 shteteve të BE-së. Ndërkohë veprimet e pa koordinuara të Qeverisë Kurti në Veri të vendit kanë ndikuar negativisht qëndrimin e Parisit zyrtar lidhur me pozicionin francez për heqje të masave. Burime diplomatike i kanë thënë ekskluzivisht Gazetës Express se rritja e veprimeve të njëanshme të Kosovës në Veri ka rritur dyshimet për përkushtimin e Kosovës për de-përshkallëzim.

Republika e Kosovës vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të cilat u vendosen në qershorin e vitit 2023 për shkak të veprimeve të institucioneve të Kosovës në Veri të vendit pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, kishte hartuar një listë kushtesh që Kosova duhet të përmbush në këmbim të heqjes së këtyre masave dhe ka dorëzuar edhe një raport tek vendet anëtare të BE-së sa i përket progresit që ka bërë Kosova lidhur me plotësimin e kërkesave të listuara.

Ndërkohë nga Qeveria e Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti kanë thënë se Kosova ka plotësuar kërkesat për de-eskalim, dhe kanë kërkuar në vazhdimësi heqjen e masave duke i ka konsideruar si të padrejta. Kurti një kërkesë të tillë ndaj BE-së e ka bërë hiq më larg se të hënën e kësaj jave derisa po qëndronte në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Lidhur me këtë kërkesë të Kurtit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklarur se s’vendosin as Kosova e as kryeministri i Kosovës për heqjen e masave.

Por cili është qëndrimi për këtë çështje i Gjermanisë, Italisë dhe Francës, si shtete kyçe të BE-së dhe që janë të përfshira direkt edhe në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë?

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ambasada e Italisë në Prishtinë kanë thënë se Roma zyrtare përkrah heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga BE-ja në përputhje me konkluzat e Këshillit Evropian të miratuara në dhjetor dhe se besojnë që një gjë e tillë duhet të bëhet në mënyrë graduale.

“Italia mbështet heqjen e masave të miratuara nga BE-ja për Kosovën dhe, në përputhje me konkluzionet e arritura nga Këshilli në Bruksel në dhjetor, beson se kjo duhet të bëhet gradualisht”, ka thënë zëdhënësja e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, Arjeta Halitaj.

E pyetur nëse Italia do të përkrah heqjen e masave në rast se kjo do të vendoset për trajtim në Këshillin Evropian, Halitaj ka thënë se s’mund të japë ndonjë informacion specifik, meqë diskutimet janë duke vazhduar.

“Për këtë çështje, diskutimet janë ende në vazhdim, dhe për këtë arsye nuk është e mundur të ofrohen udhëzime specifike në këtë fazë”, ka thënë Halitaj për Gazetën Express.

Zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Christian Bottcher, ka thënë për Gazetën Express se ambasadori gjerman Jorn Rohde e ka përsëritur në disa raste që Gjermania mbështet heqjen e masave për Republikën e Kosovës.

Megjithatë Bottcher ka thënë se është e rëndësishme që të theksohet se vendimi për këtë kërkon një marrëveshje unanime të të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

“Siç e ka përsëritur në disa raste ambasadori Rohde, Gjermania mbështet heqjen e masave të BE-së për Kosovën. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky vendim kërkon marrëveshje unanime midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së”, ka thënë Bottcher për Gazetën Express.

Sa i përket qëndrimit të Francës, burime diplomatike kanë bërë të ditur ekskluzivisht për Gazetën Express se veprimet e fundit të pa koordinuara të Qeverisë së Kosovës e kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për de-eskalim

“Në përputhje me deklaratën e 3 qershorit të Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së, BE-ja po zbaton masa të kthyeshme ndaj Kosovës për shkak të mungesës së veprimeve vendimtare për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës. Siç thuhet në Konkluzionet e Këshillit për Zgjerimin e 12 dhjetorit 2023, Këshilli mirëpret që Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së disa kërkesave të BE-së dhe rikujton se BE-ja është e gatshme të heqë masat në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së. Rritja e veprimeve të njëanshme nga autoritetet e Kosovës në veri të vendit që ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb ngre dyshime për përkushtimin e Kosovës për të de-përshkallëzuar. Vendimi përfundimtar i takon Këshillit”, ka thënë për Gazetën Express një burim diplomatik në Paris.

Bashkimi Evropian kishte vendosur në qershor të vitit 2023 që t’i vendosë masa ndëshkuese Kosovës pas veprimeve të Qeverisë Kurti në Veri të Kosovës dhe mos dëgjimit të kërkesave të aleatëve për të mos i dërguar kryetarët nëpër objektet e komunave në Veri të vendit.

Siç kishte konfirmuar BE për Gazetën Express më 1 korrik 2023, masat përfshinin pezullimin e përkohshëm të punës në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe gjithashtu Kosova nuk do të ftohej në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, kishte hartuar një listë kërkesash që Kosova duhej t’i plotësonte për de-eskalim. Në këto kërkesa përfshiheshin pezullimi i operacioneve policore në afërsi të objekteve komunale, zhvendosja e kryetarëve nga objektet komunale dhe shpallja e zgjedhjeve të reja lokale për katër komunat Veriore.

Për plotësimin e këtyre kërkesave për de-eskalim, Borell ka hartuar edhe një raport të cilin ua ka dorëzuar shteteve anëtare të BE-së. Përmbajtja e tij s’është bërë publike.

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

11/07/2025 - 23:54
“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së
Lajme

“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së

11/07/2025 - 22:55
Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
Lajme

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

11/07/2025 - 22:49
“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë
Kryesore

“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11/07/2025 - 22:45
Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme

11/07/2025 - 22:29
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Loredana ‘shpër’then’ në rrjete për Mozzik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë