Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eksperti i ekonomisë për propozimin e Kurtit rreth rritjes së pagave: Edhe pse kohë fushate, kjo rritje është e nevojshme

08/11/2025 - 16:38
në Lajme
A A
Eksperti i ekonomisë për propozimin e Kurtit rreth rritjes së pagave: Edhe pse kohë fushate, kjo rritje është e nevojshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka shprehur mbështetje për rritjen e pagave dhe pensioneve të propozuara në projekt-buxhetin për vitin 2026, por ka theksuar se kjo rritje nuk është e mjaftueshme dhe ka ardhur shumë vonë.

Ai për “Expose”, prodhim i GazetaBlic ka thënë se, pavarësisht se ky buxhet është “i qytetarëve dhe për qytetarët”, do të kishte qenë më mirë që këto masa të ishin marrë më herët, pasi inflacioni ka vazhduar të rritet për çdo muaj.

“Unë e përshëndes këtë rritje, edhe pse nuk është e mjaftueshme, edhe pse është kohë fushate, por ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët,” ka thënë Bellaqa.

Ai shtoi se, sipas tij, inflacioni po rritet në nivele alarmante, me përqindjet që krahasuar me vitin e kaluar janë në rritje të vazhdueshme: “Inflacioni është duke u rrit jasht normales dhe në këtë rast do të duhej të intervenohej, të merren masa të frenohet, dhe instrumente të tjera që të indeksonte për inflacionin pagat, qoftë për sektorin publik, qoftë për atë privat dhe kategoritë pensionale.”

Sa i përket premtimit të pagës së 13-të për sektorin publik, Bellaqa ka theksuar se ky premtim është i rëndësishëm, por është “më shumë se 12 muaj për vitin e ardhshëm” dhe duhet të hyjë menjëherë në fuqi. Ai ka propozuar që rritja e pagave të jetë e shpejtë, duke filluar menjëherë pas rritjes së pensioneve.

Bellaqa gjithashtu ka kërkuar rritjen e pagave për 84,000 shërbyes civilë të administratës publike, duke argumentuar se inflacioni dhe rritja e çmimeve po dobësojnë fuqinë blerëse, dhe se pagat nuk mund të ndjekin këtë rritje të çmimeve.

“Administrata Publike dhe sektori publik janë duke mbajtur shtetin. Këto mjete, qoftë Dogana, Administrata Tatimore, apo sektorët e arsimit, shëndetësisë, policisë dhe ushtrisë, janë thelbësore për funksionimin e shtetit,” tha ai.

Në fund, Bellaqa ka folur për pagen minimale, duke e cilësuar atë si “më të ulëtën në rajon”, me vetëm 350 euro, një nivel që ai e konsideron të papërshtatshëm për të siguruar minimumin e jetesës. “Paga minimale ka qenë më e ulëta në rajon 350 euro, asnjë shtet nuk ka pas kësi page,” shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiqi dhe protuestuesit serbë janë njësoj, kur shqiptarët janë në pyetje
Lajme

Vuçiqi dhe protuestuesit serbë janë njësoj, kur shqiptarët janë në pyetje

08/11/2025 - 18:35
Turqia lëshoi urdhër arrest ndaj Netanyahut, reagon Izraeli: Erdogan e bëri vetëm për të…
Lajme

Turqia lëshoi urdhër arrest ndaj Netanyahut, reagon Izraeli: Erdogan e bëri vetëm për të…

08/11/2025 - 18:24
KQZ paralajmëron pesë konferenca për zgjedhjet e nesërme
Lajme

KQZ paralajmëron pesë konferenca për zgjedhjet e nesërme

08/11/2025 - 18:21
Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh
Lajme

Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh

08/11/2025 - 17:55
Në një autosallon në Lipjan sekuestrohen armë e municion
Lajme

Policia konfirmon gjetjen e personit të zhdukur në malet e rrethinës së Gjilanit, e marrin në pyetje për braktisjen e veturës

08/11/2025 - 17:50
Me pranga e i rrethuar nga policia, lirohet nga spitali Astrit Isufi, i dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë
Lajme

Me pranga e i rrethuar nga policia, lirohet nga spitali Astrit Isufi, i dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë

08/11/2025 - 17:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vrasja e dyfishtë në Malishevë: Historia e konfliktit të të dyshuarit me miqtë e tij, ishte dënuar para dy muajsh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Daut Haradinaj tregon cilët emra do t’i votonte për president, për njërin nga ta do të ngritej edhe në këmbë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Deda: Mitrovica është test i dinjitetit të njerëzve, qeveria po u bon presion të hatashëm (VIDEO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë