
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova u shpreh se më 4 maj të këtij viti, një numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës.
Ai u shpreh se janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë reaguar për ta ndaluar ekspeditën.
“Më 4 maj është nisur ekspedita, do të thotë një numër i madh i njësive speciale të Serbisë, në drejtim të Republikës së Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin reaguar për ta ndaluar ekspeditën”, u shpreh tutje ai.