Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eksperti i sigurisë: Serbia ka qenë në fazë të avancuar të përgatitjes për një veprim agresiv, i cili është ndalur nga SHBA-të

11/07/2025 - 18:15
në Lajme
A A
Eksperti i sigurisë: Serbia ka qenë në fazë të avancuar të përgatitjes për një veprim agresiv, i cili është ndalur nga SHBA-të
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka informacione të besueshme se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona” tha Presidentja Osmani.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington.

Në lidhje me këtë deklaratë të Presidentes Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.

Shala tha se Osmani ka bërë një deklaratë me peshë të jashtëzakonshme.

Ai tha se deklarata e Presidentes është një mesazh i koduar për opinionin ndërkombëtar por shumë i qartë qarqet e sigurisë.

Sipas deklaratës së Osmanit, Serbia ka qenë në fazë të avancuar të përgatitjes për një veprim agresiv, i cili është ndalur nga ndërhyrja direkte e SHBA-së.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një deklaratë me peshë të jashtëzakonshme gjatë një diskutimi në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe kërcënimet ndaj Kosovës, Osmani pohoi se ish-presidenti amerikan Donald Trump ka luajtur një rol kyç në parandalimin e një sulmi të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës, në një periudhë shumë të afërt kohore.“Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi. S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillimet shumë të fundit,” – theksoi Osmani, duke shtuar se KFOR-i dhe institucionet e Kosovës po bëjnë punë të mrekullueshme në mbrojtje dhe parandalim”

“1. Si kuptohet kjo deklaratë?Ky është një mesazh i koduar për opinionin ndërkombëtar, por shumë i qartë për qarqet e sigurisë: Serbia ka qenë në fazë të avancuar të përgatitjes për një veprim agresiv, i cili është ndalur nga ndërhyrja direkte e SHBA-së. Duke përmendur Presidentin Trump, Osmani i referohet një forme joformale por efektive të diplomacisë parandaluese, ndoshta përmes sinjaleve të ashpra ndaj Beogradit ose përmes kontaktit me segmente specifike brenda lidershipit serb.Kjo tregon se kërkesat për “neutralitet strategjik” në rajon janë fiktive – garancia e vetme për sigurinë e Kosovës mbetet prania dhe reagimi i SHBA-së” deklaroi ai.

Ai rënditi disa nga arsyet se pse kjo ngjarje është mbajt diskrete.

“Pse u mbajt diskrete kjo ngjarje kaq e rëndësishme?Ka disa arsye që kjo deklaratë nuk është komunikuar më herët apo më zëshëm: Natyra tepër sensitive e informacionit: Nëse ky parandalim është bazuar në inteligjencë të avancuar (SI – sensitive intelligence), atëherë publikimi i hershëm do të kompromentonte burime dhe metoda operacionale të SHBA-së dhe aleatëve.Evitohet krijimi i panikut publik: Në një kohë kur veriu i Kosovës është në tension të vazhdueshëm dhe institucionet janë në tranzicion pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, publikimi i informacionit për një sulm të mundshëm do të kishte destabilizuar situatën.Presion i heshtur mbi aktorët ndërkombëtarë: Duke zgjedhur një forum amerikan për ta bërë publike këtë deklaratë, Presidentja Osmani e ka përdorur atë si mjet presioni diplomatik ndaj aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që ndonjëherë qëndrojnë pasivë ndaj agresionit serb” deklaroi ai.

Esperti i sigurisë, Shala, tha se mungesa e institucioneve të konsoliduara e bën edhe më të brishtë situatën e sigurisë.

“A e bën më të brishtë sigurinë mungesa e institucioneve të konsoliduara pas 9 shkurtit?Pa asnjë dyshim, po.Kosova gjendet në një moment politik ku:
Qeveria e re ende nuk është formuar pas zgjedhjeve të parakohshme të 9 shkurtit;Kuvendi është në funksion të kufizuar, me mungesë vendimmarrjeje efektive për çështjet e sigurisë kombëtare;Koordinimi ndërinstitucional është i dobësuar, çka krijon hapësirë për cenueshmëri nga aktorë të jashtëm.
Në këtë situatë:Vendimmarrja emergjente vonohet;Zinxhiri komandues nuk është i plotë;Kapacitetet për të përballuar një krizë rajonale janë të kufizuara, si në aspektin ligjor, buxhetor, por edhe në reagim operacional” tha eksperti Shala.

Ai deklaroi se tashmë duhet të bëhet formimi urgjent i institucioneve për të pasur një qeveri legjitime që mund të ndërmarrë veprime të shpejta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Çfarë duhet të ndodhë tani?Formimi urgjent i institucioneve – për të pasur një qeveri legjitime që mund të ndërmarrë veprime të shpejta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Informim zyrtar nga Presidentja për Kuvendin dhe strukturat ushtarake e të sigurisë, në mënyrë që vendi të përgatitet për çdo rrezik të mundshëm.Hartimi i një dokumenti emergjent të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare, që përfshin veprime parandaluese dhe përgatitje për çdo përshkallëzim.Koordinim i thelluar me SHBA-në, NATO-n dhe partnerët rajonalë, për të ndërtuar një ombrellë mbrojtëse ndaj skenarëve destabilizues” tha eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24
Balje: Kërkesa ime është për të mirë të Kosovës, e boshnjakëve të Kosovës
Kryesore

Balje: Kërkesa ime është për të mirë të Kosovës, e boshnjakëve të Kosovës

11/07/2025 - 22:20
Përgjimet e reja të Bllacës: ”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”
Kryesore

Përgjimet e reja të Bllacës: ”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”

11/07/2025 - 22:09
Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike
Lajme

Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike

11/07/2025 - 22:07
Takimi me kryetarët e bashkive, Rama vlerëson vetëm një prej tyre: Duhet të merrni shembull
Lajme

Takimi me kryetarët e bashkive, Rama vlerëson vetëm një prej tyre: Duhet të merrni shembull

11/07/2025 - 21:56
Rrëfimi i motrës së Bedri Rexhepit: ‘Vëllait ia morën jetën njerëzit që i ushqeu’
Lajme

Rrëfimi i motrës së Bedri Rexhepit: ‘Vëllait ia morën jetën njerëzit që i ushqeu’

11/07/2025 - 21:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë