Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eksperti i trafikut: Të krijohen institutet që zbardhin shkaqet e aksidenteve

06/10/2024 - 21:38
në Pa kategori
A A
52 aksidente brenda 24 orëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, ku humbën jetën tre të rinj pasi automjeti i tyre ra në liqenin e Badocit, eksperti i trafikut Nol Dedaj në një lidhje direkte për Lajmet Qendrore të RTK-së nga vendi ku ndodhi aksidenti, ka kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Dedaj theksoi nevojën e krijimit të instituteve përkatëse për hulumtimin e aksidenteve rrugore, duke vënë theksin te rëndësia e zbardhjes së shkaqeve të sakta që kontribuojnë në parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.

“Patjetër institucionet tona duhet të krijojnë institutet përkatëse për hulumtimin e aksidenteve, siç është rasti tani, pasi patjetër duhet të zbardhen edhe faktorët që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në aksident dhe në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të merren edhe masat preventive”, theksoi Dedaj.

Një nga faktorët e aksidenteve që Dedaj përmendi është gjendja e infrastrukturës rrugore. Ai potencoi se në vendin ku ndodhi aksidenti ka pasur disa herë të tjera aksidente dhe problematika kryesore sipas tij lidhet me punimet në rrugë dhe mungesën e sinjalizimeve të duhura.

“Institucionet tona duhet të bëjnë sinjalizimin e mirëfilltë që drejtuesit të jenë të informuar për rreziqet dhe punimet në rrugë”, u shpreh Dedaj.

Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas Dedaj, është sjellja e drejtuesve të automjeteve. Ai u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e tyre në bazë të kushteve të rrugës, jo thjesht të kufizimeve të vendosura.

“Drejtuesit e automjeteve në këtë aks rrugor është e domosdoshme që t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugës, jo më shpejtësisë së kufizuar. Edhe mbrëmë kemi pasur reshje shiu dhe asfalti ka qenë shumë i lagur, derisa koficienti i fërkimeve nuk është më ai i ditës dhe kalon prej 0.8 në 0.2 dhe drejtuesi i automjetit ka vështirësi ta drejtojë atë nëse nuk e ka të zhvilluar shpejtësinë e sigurisë. E kjo adaptohet nga secili drejtues i automjetit në bazë të kushteve të krijuara, e sidomos kur është errësirë”, tha Dedaj.

Sipas autoriteteve njëri nga viktimat e aksidentit u gjend brenda veturës, derisa dy viktimat e tjera janë gjetur në ujë pas kërkimeve disa orëshe.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Shiroka Pula bëhet “e gjallë”, shfaqet në stadium në ndeshjen Kosovë – Izrael

Presidentja Shiroka Pula bëhet “e gjallë”, shfaqet në stadium në ndeshjen Kosovë – Izrael
14/11/2026 - 17:41

Presidentja e Republikës së Kosovës më në fund është bërë “e gjallë” duke u shfaqur në publik. Ajo ka zgjedhur që të përcjellë ndeshjen futbollistike Kosovë - Izrael...

Më shumëDetails

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të bluar të kompanisë AJH FOODS në pronësi të Jusuf Hasani, ndalohet përkohësisht prodhimi

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të bluar të kompanisë AJH FOODS në pronësi të Jusuf Hasani, ndalohet përkohësisht prodhimi
13/11/2026 - 17:53

Agjencia e Ushqimit dhe aveterinarisë ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “Mish i bluar gjedhi” të kompanisë AJH FOODS në Novobërdë, pasi analizat laboratorike konfirmuan praninë e...

Më shumëDetails

Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares

Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares
13/11/2026 - 14:14

Mesfushori anësor i ekipit turk Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar përfundimisht nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit, njoftoi Federata në një postim në facebook....

Më shumëDetails

Kurti: Gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë

Kurti: Gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë
07/11/2026 - 15:08

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, të mbajtur më 7 nëntor 2026, ku ka vlerësuar bashkëpunimin...

Më shumëDetails

Ndryshimi i pushtetit në Serbi: Një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?

Ndryshimi i pushtetit në Serbi: Një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?
06/11/2026 - 14:27

Humbja e pushtetit në Serbi nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit mund ta ndryshojë mënyrën se si Beogradi ndikon në përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës....

Më shumëDetails

Dogana zbulon mallra fals në vlerë mbi 70 mijë euro

Dogana zbulon mallra fals në vlerë mbi 70 mijë euro
06/11/2026 - 09:30

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, ku gjatë kontrollit të një kamioni janë zbuluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë