Komentatori politik, Krenar Shala në Adresa se kryeministri Albin Kurti do të kishte qenë edhe më i fortë politikisht nëse do të vazhdonte bashkëpunimin me presidenten Vjosa Osmani.
Sipas tij, popullariteti i Osmanit ka qenë shumë i madh dhe një aleancë mes tyre do të rriste ndjeshëm mbështetjen elektorale për Kurtin.
“Kurti do të ishte shumë më i fortë për shkak se Vjosa gëzon një popullaritet të madh. Deri para një jave ka gëzuar popullaritet të madh dhe ai do të ishte më i sigurt në fitoren e tij edhe nëse do të kishte zgjedhje”, tha Shala në Adresa.
Ai madje shton se në një skenar të tillë, Kurti mund të arrinte një rezultat edhe më të thellë elektoral.
“Nuk e di sa do t’i kishte marrë, por shumë lehtë do t’i kishte marrë 60%, shumë lehtë nëse Kurti do të shkonte me Vjosën”, shtoi tutje Shala.
Shala gjithashtu tha se Vjosa OPsmani do të votohej në Kuvend nëse do të kandidonte dhe se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të kishte dalë nga salla gjatë votimeve, pavarësisht paralajmërimeve të opozitës, por do të kishte votuar për Vjosa Osmanin si presidente.
Sipas tij, LDK ka shumë probleme të brendshme dhe nuk do të kishte interes t’i shtonte vetes edhe kriza të tjera politike./Kanal10














