Ish kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo pasi që propozimin për të nuk e kishte dhënë dega e LDK-së në Podujevë që udhëhiqet nga Ekrem Hyseni.
Ky i fundit ka mbajtur një mbledhje me nëndegës e Podujevës dhe shtabin zgjedhor, ku thotë se janë duke punuar t’i informojnë qytetarët me programin e LDK-së, raporton Veriu.info.
Por ky postim i degës së LDK-së ka ngjallur edhe reagimin e pëkrahësve të LDK-së, të cilët po kërkojnë shpjegim pse Agjm Veliu nuk është në listë.
“I Nderum dhe shum i Respektum elektorati po kerkon shpjegim se pse Agim Veliu nuk asht ne liste per deputet forca LDK ✌️✌️”, ka shkruar një komentues në postimin e Ekrem Hysenit.
Ndaj kësaj pyetje nuk i është përgjigjur Ekrem Hyseni deri në momentin e publikimit të këtij artikulli./Veriu.info