Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Click” tha se është hera e parë që në një vend në botë, ku udhëhiqen nëntë komuna nga organizatat terroriste.
“Ndoshta është për herë të parë në Kosovë që Beogradi do të kontrollojë nëntë komuna që janë të udhëhequra nga organizatat terroriste, Listën Serbe siç e ka konsideruar kryeministri i Kosovës. Kujtoj që është hera e parë që në një vend në botë udhëhiqen nëntë komuna nga organizatat terroriste dhe Beogradi, Vuçiq ka hise në nëntë komuna”, tha ai.
I pyetur lidhur me dyshimet për keqpërdorim të procesit zgjedhor në zgjedhjet e së dielës, ai tha se ka dyshime të cilat i lidhi me deklaratat e presidentes, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhje.
“Ka dyshime, madje ka dyshime të bazuara për keqpërdorim të procesit zgjedhor por duke u nisur nga fakti që patëm një deklaratë nga presidentja e Republikës së Kosovës, me ndërhyrjen e Beogradit zyrtar në këtë proces, pikërisht në ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu kemi pasur edhe një angazhim të adresimit edhe nga kryeministri i Republikës së Kosovës në lidhje me ndërhyrjen e Serbisë në procesin zgjedhor”, deklaroi Elezi.