Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi në një lidhje direkte për Klan Kosovën foli në lidhje me kërcënimin me bombë në Kuvendin e Kosovës.
Ai u shpreh se referuar në aktivitetet operacionale të policisë, kanosja duket të jetë serioze.
“Referuar apo mbështetur në aktivitetet operacionale të Policisë së Kosovës, kanosja duket të jetë serioze, për arsye se nëse do të kishim një informacion i cili nuk do të përmbante elemente për dyshimin e bazuar, nuk do të kishim një aktivitet të tillë të policisë”, u shpreh ai.