Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elezi: Votimi jashtë vendit do të mbahet në 37 përfaqësi diplomatike në 24 shtete

12/12/2025 - 08:14
në Lajme
A A
Elezi sqaron ndryshimin e pozicionimit të kabinave të votimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Australia, Japonia dhe deri në SHBA e Kanada, shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, do të mund të votojnë më 27 dhjetor të këtij viti.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Ekonomia Online përmbajtjen e vendimit të KQZ-së për numrin e përfaqësive diplomatike në të cilat do të organizohet votimi.

“Më 27 dhjetor, procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës. Sipas vendimit të KQZ-së, votimi do të zhvillohet në 23 ambasada dhe 14 konsullata. Numri i përgjithshëm i votuesve që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe në të cilat sipas vendimit të KQZ-së do të zhvillohet procesi i votimit, është 19,256”, tha Elezi.

Më tej, ai shpjegoi se ky vendim i KQZ-së, mbështetet edhe në vendimet e fundit të Gjykatës Supreme dhe të PZAP-it për mundësimin e votimit vetëm në përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës, por jo edhe në hapësira shtesë.

“Planifikimi fillestar i KQZ-së ka qenë që ky proces të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike të vendosura në 36 shtete si dhe në 10 qendra votimi jashtë përfaqësivediplomatike. Vendimi i KQZ-së, i datës 10 dhjetor, që votimi të organizohet në 37 përfaqësi diplomatike, mbështetet në Aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe vendimin e PZAP-it për zhvillimin e votimit vetëm në përfaqësi diplomatike si dhe në të dhënat nga procesi i regjistrimit të votuesve”, sqaroi Elezi.

Më 25 nëntor, KQZ kishte marrë vendim për miratimin e Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike për të votuar më 27 dhjetor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohej të organizohej në 50 përfaqësi diplomatike me gjithsej 66 vendvotime, të vendosura në 36 shtete të ndryshme të botës. Megjithatë, sipas vendimit të KQZ-së, kjo listë do të mund të rishikohej nga KQZ, varësisht nga numri i votuesve që do të regjistrohen për të votuar në përfaqësi diplomatike.

Po ashtu, sipas vendimit të KQZ-së, Qendra të Votimit do të hapen edhe në 10 hapësira shtesë, jashtë përfaqësive diplomatike, sipas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Por, kjo pjesë e vendimit të KQZ-së është shfuqizuar nga PZAP dhe Gjykata Supreme. Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, votimi fizik mund të mbahet vetëm në përfaqësitë diplomatike.

JU REKOMANDOJMË

Sali Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Unë jam kosovar – Tropoja është Kosovë, siç është Mitrovica e Suhareka
Lajme

Sali Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Unë jam kosovar – Tropoja është Kosovë, siç është Mitrovica e Suhareka

12/12/2025 - 09:00
Raportohet për një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, nuk dihen detaje
Lajme

Raportohet për një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, nuk dihen detaje

12/12/2025 - 08:44
Ferit Idrizi betohet sot si i pari i Vushtrrisë
Kryesore

Ferit Idrizi betohet sot si i pari i Vushtrrisë

12/12/2025 - 08:34
Kurti distancohet nga gjuha e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve: S’e mbështes, secili mban përgjegjësi për vete
Kryesore

Peci: Albin Kurti nuk merr përgjegjësi për asgjë

12/12/2025 - 08:00
Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë
Lajme

Shala: Koncepti i Kurtit është komunist, ai i do qytetarët e varfër e të nënshtruar

11/12/2025 - 23:02
“A na shet energji Vuk Hamoviç?”, Janina Ymeri e Hykmete Bajrami sqarojnë mënyrën si shkojnë paratë te Hamoviç
Lajme

“A na shet energji Vuk Hamoviç?”, Janina Ymeri e Hykmete Bajrami sqarojnë mënyrën si shkojnë paratë te Hamoviç

11/12/2025 - 22:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Bedri Hamza, Bujar Shabani dhe Meriton Shabani

    Hamza i dha tender 1.4 milion në fushatë “Bagerit”, banorët po ankohen se në vend zallit rruga po shtrohet me dhe (Dokument/foto)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • E akuzuan se i “përdori” lotët e nënës për fushatë – kundërpërgjigjet ashpër Ramush Haradinaj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Haradinaj qau teksa pa videon e nënës Rukë të vajtoj vëllezërit e tij, Krasniqi thotë se këta lot “e mallkojnë” atë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë