Muajin e kaluar, 40 njerëz janë vrarë kur zjarri shpërtheu në një objekt në Ciudad Juárez, një qytet në kufirin me SHBA.
“E vetmja gjë që ne kërkojmë është drejtësia dhe të trajtohemi si gjithë të tjerët,” i tha agjencisë së lajmeve AP migrantja salvadorane Miriam Argueta.
Qëllimi i tyre është që të arrijnë në kryeqytetin Mexico City diku për rreth 10 ditë.
Protesta diku prej rreth 3000 personash nisi të ecë në mengjesin e së dielës nga qyteti meksikan Tapachula, afër kufirit me Guatemalën. Të dielën ata kaluan ngadalë rrugën nëpër shtetin rural të Chiapas, duke ecur në një temperature prej më shumë se 35C.
Ata janë kryesisht nga Amerika Qendrore, Kuba, Venezuela, Ekuadori dhe Kolumbia.
Duke kërkuar trajtim më të mirë për emigrantët, disa po mbajnë tabela që lexojnë “krim qeveritar” dhe “shteti i vrau ata”, duke iu referuar atyre që vdiqën në zjarr.
Është e paqartë se sa prej protestuesve mund të vazhdojnë drejt kufirit amerikan, siç ka ndodhur në të kaluarën. Grupe të mëdha shpesh janë shkatërruar nga autoritetet përpara se të arrijnë ose në Mexico City ose në kufirin SHBA-Meksikë.
Emigrantët udhëtojnë në grupe të mëdha për siguri – ata përballen me disa kërcënime gjatë rrugës, veçanërisht nga bandat e rrezikshme të krimit të organizuar dhe zyrtarët e korruptuar të ligjit lokal. Grupet e të drejtave të emigrantëve thonë se shpërbërja e protestuesve i ka detyruar ata sepse shumë njerëz kanë përfunfuar në duart e bandave të kontrabandës me njerëz.
Meksika po përpiqet të përballet me një fluks emigrantësh që po ikin nga destabiliteti, dhuna dhe varfëria në vendet e tyre.Ndërsa shumica shpresojnë të arrijnë në SHBA, disa aplikojnë për azil në Meksikë./Express