Emisari danez për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për vizitën e shkurtër që ka zhvilluar në Kosovë. Ai ka treguar se takimi në Prishtinë me kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë takim pune rreth vazhdimit të dialogut për normalizim të raporteve.
Sorensen ka treguar se tashmë gjendet rrugës për në Beograd, ku do të qëndrojë gjatë të premtes e ku do të takohet me Petar Petkovic.
“Mirë që u ktheva në Kosovë për një vizitë të shpejtë pune dhe diskutim me Kryenegociatorin Besnik Bislimi mbi përpjekjet tona të vazhdueshme në Dialog. Tani po shkoj në Beograd për t’u takuar me Kryenegociatorin Petar Petkovic”, ka shkruar Sorensen.