“Radio Evropa e Lirë” ka raportuar se shefja e re për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, pritet që në rolin e ndërmjetësuesit për dialogun Kosovë – Serbi ka zgjedhë diplomatin danez Peter Sorensen.
Media në fjalë, ka raportuar se pas zgjedhjeve Kallas do të realizojë turneun e parë të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Deri në fund të këtij muaj, pozitën e emisarit të BE-së për këtë çështje e ka ish-ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak.
Ky i fundit këtë pozitë e ka mbajtur në pesë vjetët e fundit.