Lëvizja Vetëvendosje doli fituese e qartë e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, duke siguruar votat për një numër prej mbi 50 deputetësh në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Megjithëkëtë, disa emra shumë të njohur dhe mjaft aktiv, mbetën me më pak vota:
Zef Morina, partneri i koalicionit të Vetëvendosjes nga Partia Shqiptare Demokristiane mori pak vota.
Po ashtu, edhe ish-opinionisti Viktor Buzhala, nuk arriti të sigurojë mandatin e deputetit në këto zgjedhje.
Lulzim Hetemi është një emër tjetër befasues që s’ia doli të sigurojë ulëse në Kuvend, pavarëisht që është ‘simboli i rezistencës’ në Leposaviq, duke qenë se qëndroi me muaj të tërë i ngujuar në objektin e komunës.
Edhe Gani Krasniqi, një nga figurat më të shquara të kësaj partie, mori pak vota, krahasuar me figura që erdhën më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ja si renditen kandidatët në fjalë me vota, sipas votave të numëruara në gati 90% deri tani.
- Zef Morina – 10,529 vota
- Viktor Buzhala – 10,240 vota
- Lulzim Hetemi – 9,262 vota
- Gani Krasniqi – 9,090 vota














